Meksi: Shitja e banesave stok, shtysë për rindërtimin, plus për turizmin (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meksi: Shitja e banesave stok, shtysë për rindërtimin, plus për turizmin (film)

13:08 | 02/05/2020
në Kryesore
0

Ish-kryeministri Aleksandër Meksi thotë se shitja e banesave stok do të ndikonte pozitivisht në procesin e rindërtimit.

Në një intervistë në emisionin “Në Fokus”, në Tema Tv, Meksi tha se numri i madh i banesave stok në Shqipëri ka krijuar njëfarë ngërçi, të cilit shteti duhet t’i japë zgjidhje.

“Ndërkohë që mijëra njerëz janë pa shtëpi dhe nuk blihet stoku i banesave, që do të ishte një input për firmat e ndërtimit që mund të ndërhyjnë. Ne e kemi tepruar me numrin e banesave që ndërtohen dhe nuk përdoren dhe i takon shtetit të gjejë një mënyrë për t’i përdorur”, tha ai.

Read more

Qeveria po përfiton në kurriz të qytetarëve –

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

Mosnisja e procesit të rindërtimit, sipas ish-kryeministrit do të ketë kosto edhe për turizmin, i cili nuk ka marrë nga shteti mbështetjen e nevojshme.

“Turizmi është një komponent i madh. Nëse duam që ai të zhvillohet, si turizmi lokal dhe ai mbarëshqiptar, duhej të ishte marrë në konsideratë. Nuk di të jetë hedhur nga shteti ndonjë ndihmë që kompanitë turistike të jenë në gatishmëri që territoret ku veprojnë ato të jenë në gatishmëri. Marrim p.sh. ujërat e zeza në Golem. Ne nuk po shohim që ndonjë nga banesat e rrënuara nga tërmeti të ngrihet. Nuk vjen një i huaj kur sheh pallate të rrënuara. Nuk ka filluar punë reale me to”, tha ai.

Gjatë intervistës, Meksi analizoi edhe masat e marra nga qeveria për pandeminë e koronavirusit.

“U fillua me vonesë, por u fillua mirë. U dha urdhri i një kufizimi total. U dha rezultati që mbuloi edhe atë që nuk u bë”, tha ai, ndërsa theksoi se rikthimin në normalitet duhet të jetë i kujdesshëm dhe duke respektuar masat.

“Distancimi dhe maskat janë të domosdoshme. Distancimi në vendet publike, termoskaneri, testimet janë ato që japin siguri për kufizimin”, tha Meksi.

Sa u takon paketave me të cilat qeveria ka mbështetur kategori të ndryshme në krizën e pandemisë, Meksi tha se ato duhej të kishin qenë më bujare dhe më të mirëmenduara.

“E para që për të tre muajt duhej një paketë minimumi te 30 mijë të reja dhe të mos mbaheshin kontributet”, tha ai, ndërsa në lidhje me bizneset e vuri theksin te domosdoshëmria e mbështetjes me bonuse dhe grante.

“Shteti duhej të jepte ndihmë, biznesi ka nevojë, e para për likujditet. Kredia që jep shteti është një anë. Ana tjetër janë bonuset dhe grantet. Mbyllja është një farë dhune ndaj njeriut dhe biznesit. Biznesi ka nevojë për para për të mbijetuar, për shtyrje të detyrimeve dhe kamatave. Kur të nisë punën ka nevojë për dy kredi: afatshkurtra jo më shumë se 2% dhe kreditë zhvillimore. Këto para gjenden nga bankat, nga ndihmat e huaja. Shteti menjëherë duhej të merrte nga rezervat e shtetit, të cilat mund të përdoren dhe të jepen grante”, tha ai.

Sa i takon të ardhmes, ish-kryeministri i parë i Shqipërisë postkomuniste thotë se si të gjitha pandemitë, edhe koronavirusi mund të sjellë ndryshime në politikë. Ndërsa në lidhje me aspiratën europiane të vendit, Meksi thotë se kemi rrugë për të bërë. “Te dera e Europës dhe siç duken punët do të shkojmë në këmbë se nuk e arrijmë kur të hapet dera”, thotë ai.  /Tema

Etiketa: Ish-kryeministri Aleksandër Meksikriza e pandemisëmasat e marra nga qeveriashitja e banesave stok

Të Lidhura

Qeveria po përfiton në kurriz të qytetarëve –

Qeveria po përfiton në kurriz të qytetarëve –

nga 27
10:03 | 06/04/2026
0

Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, në një postim në rrjetet sociale është shprehur se rritja e çmimeve të...

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

nga 27
09:30 | 06/04/2026
0

Policia e Tiranës ka parandaluar një ngjarje kriminale si dhe ka zbardhur dy ngjarje të tjera, të cilat dyshohet se...

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

nga 27
09:26 | 06/04/2026
0

Investimet shqiptare jashtë vendit arritën një rekord të ri historik vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë,...

09:12 | 06/04/2026
0

Investimet shqiptare jashtë vendit arritën një rekord të ri historik vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë,...

Para
Akoma gjallë është rospia?

Rreth avionit të përbashkuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Qeveria po përfiton në kurriz të qytetarëve –

Qeveria po përfiton në kurriz të qytetarëve –

10:03 | 06/04/2026
Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

09:30 | 06/04/2026
Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

09:26 | 06/04/2026
Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

09:12 | 06/04/2026
Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

08:28 | 06/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Qeveria po përfiton në kurriz të qytetarëve –
  • Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –
  • Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –
  • Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –
  • Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –
  • E kam të vështirë të them a besoj –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Qeveria po përfiton në kurriz të qytetarëve –
  • Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com