“Megaskandali”/ Investigimi i deputetit të PD: Dyfishohet numri i makinave, bie sasia e karburantit të importuar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Megaskandali”/ Investigimi i deputetit të PD: Dyfishohet numri i makinave, bie sasia e karburantit të importuar

13:08 | 11/07/2022
në Uncategorized
0

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka investiguar tregut e importit të naftës në vend në 10 vitet e fundit, ku ka rezultuar se megjithëse numri i makinave në përdorim është gati dyfishuar, sasia e karburantit të importuar është ulur. Ai ka publikuar sot në facebook, përgjigjet që i kanë ardhur nga Drejtoria e Transportit Rrugor dhe AKB-ja dhe del në përfundimin se në këtë sektor kemi të bëjmë me një megaskandal të madh.
“Vendosa të bëj një investigim të thjeshtë më sektorin e karburanteve: si Deputet i Shqipërisë i kërkova informacion Drejtorisë së Transportit Rrugor të më vendoste në dispozicion numrin e automjeteve të regjistruara në Shqipëri nga viti 2011 e deri në vitin 2021.
Ndërkohë duke qenë se ne naftën që nxjerr AlbPetrol e eksporton të gjithën jashtë për ta përpunuar, kërkova nga Drejtoria e Doganave të më vendoste në dispozicion sasinë e karburantit të importuar gjithashtu që nga viti 2011. Gjithashtu kërkova nga AKBN që të më vendosnin në dispozicion sasinë e naftës së nxierrë nga Albpetrol. Përgjigjet që më kanë ardhur krijojne një hije të fortë dyshimi për një megaskandal”, shkruan Sula.
Sipas tij “nëse analizojmë të dhënat e mësipërme mes vitit 2011 dhe vitit 2021 rezultin se numri i automjeteve të regjistruara në Shqipëri në vitin 2021 gati është dyfishuar, ndërsa sasia e naftës së importuar është më e ulët sesa në vitin 2011”.
Postimi
Hije skandali me naftën në Shqipëri!
Shqipëria prej kohësh rënditet si një ndër vendet me çmimin më të lartë të naftës në Evropë sepse Ballkanin e kemi lënë pas me kohë. Në mënyrë të vazhdueshme e kam ngritur këtë shqetësim në çdo dritare të mundshme.
Së fundmi vendosa të bëj një investigim të thjeshtë më sektorin e karburanteve: si Deputet i Shqipërisë i kërkova informacion Drejtorisë së Transportit Rrugor të më vendoste në dispozicion numrin e automjeteve të regjistruara në Shqipëri nga viti 2011 e deri në vitin 2021. Ndërkohë duke qenë se ne naftën që nxjerr AlbPetrol e eksporton të gjithën jashtë për ta përpunuar, kërkova nga Drejtoria e Doganave të më vendoste në dispozicion sasinë e karburantit të importuar gjithashtu që nga viti 2011.
Gjithashtu kërkova nga AKBN që të më vendosnin në dispozicion sasinë e naftës së nxierrë nga Albpetrol.
Përgjigjet që më kanë ardhur krijojne një hije të fortë dyshimi për një megaskandal.
* Në vitin 2011: 410.629 automjete të regjistruara në Shqipëri, ndërkohë sasisa e karburantit të importuar ka qenë 570.441.945 litra ose mbi 570 mijë tonë karburant të importuar.
* Në vitin 2012: 394.447 automjete të regjistruara. Ndërkohë sasia e naftës së importuar 539.085.234 litra ose e thënë ndryshe mbi 539 mijë ton karburant të importuar.
Nuk po i marrë me radhë të gjithë vitet sepse janë në këtë dokument sepse i gjeni në tabelat përkatëse më poshtë, por po shkoj tek viti 2021.
* Rezultojnë 740.669 automjete të regjistruara, ndërkohë sasia e karburantit të importuar është 536.025.971 litra ose e thënë ndryshe 536 mijë ton karburant.
Sakaq nga AKBN po paraqes sasinë e naftës bruto të nxjerrë nga burimet shqiptare.
Në vitin 2011 Albpetrol nxirrte 835.610 tonë naftë të papërpunuar.
Ndërkohë në 2021 rezulton se nga burimet shqiptare është nxjerrë 625.051 tonë karburant.
Nëse analizojmë të dhënat e mësipërme mes vitit 2011 dhe vitit 2021 rezultin se numri i automjeteve të regjistruara në Shqipëri në vitin 2021 gati është dyfishuar, ndërsa sasia e naftës së importuar është më e ulët sesa në vitin 2011.
Të dashur qytetar, në analizë nuk kam marrë numrin e zetorëve, apo traktorëve me zinxhirë që përdoren nga kompanitë e ndërtimit e që harxhojnë 10 fish të naftës.
Kur në 2021 që kemi thuajse dyfishin e numrit të automjeteve që kishim në vitin 2011, si ka mundësi që importojmë më pak naftë sesa në vitin 2011.
Nga e gjejmë ne naftën për të vendosur në lëvizje automjetet? A mos ka hyrë kjo naftë kontrabandë?
Apo mos ndoshta nga puset e naftës në Shqipëri është nxjerrë e njëjta sasi por një pjesë e saj futet në tregun vendas dhe qytetarët blejnë naftë “Ballshi” për naftë importi?
A mos kemi të bëjmë sërish me një super skandal me shmangje nga detyrimet?
Unë uroj që prokuroria të ngrihet në lartësinë e detyrës e të marrë në konsiderat e të hetojë këtë rast. Ndërkohë unë personalisht nuk do ta lë më kaq por do ti shkoj deri në fund kësaj çështje.
Gjasat janë që të kemi miliona litra naftë të padeklaruara e detyrimisht ka një gropë të madhe të zezë në buxhetin e shtetit.

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Pastërtia për turistët në sezon, Rama “nxin” Bashkinë e Lelit: Dështim spektakolar!

Rama “sfidon” BE-në, fillon konsultimet për ligjin që i hap rrugë pastrimit të parave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rusia kërcënon Europën, dyshohet se ka vendosur raketa hipersonike me kapacitet bërthamor në Bjellorusi –

Rusia kërcënon Europën, dyshohet se ka vendosur raketa hipersonike me kapacitet bërthamor në Bjellorusi –

10:15 | 27/12/2025
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës –

Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës –

09:59 | 27/12/2025
E trembur për ‘fundin e botës’, nëna merr fëmijët dhe ikën nga SHBA. Ja ku gjen strehë ! (VIDEO) –

E trembur për ‘fundin e botës’, nëna merr fëmijët dhe ikën nga SHBA. Ja ku gjen strehë ! (VIDEO) –

09:45 | 27/12/2025
Ndërtime pa leje në zemër të Butrintit, Prokuroria çon në gjyq zyrtarët e IVMT Sarandë –

Ndërtime pa leje në zemër të Butrintit, Prokuroria çon në gjyq zyrtarët e IVMT Sarandë –

09:27 | 27/12/2025
115 shkelje digjitale në një vit, qytetarët më të rrezikuarit –

115 shkelje digjitale në një vit, qytetarët më të rrezikuarit –

09:15 | 27/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Rusia kërcënon Europën, dyshohet se ka vendosur raketa hipersonike me kapacitet bërthamor në Bjellorusi –
  • Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës –
  • E trembur për ‘fundin e botës’, nëna merr fëmijët dhe ikën nga SHBA. Ja ku gjen strehë ! (VIDEO) –
  • Ndërtime pa leje në zemër të Butrintit, Prokuroria çon në gjyq zyrtarët e IVMT Sarandë –
  • 115 shkelje digjitale në një vit, qytetarët më të rrezikuarit –
  • Këmbimi valutor 27 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rusia kërcënon Europën, dyshohet se ka vendosur raketa hipersonike me kapacitet bërthamor në Bjellorusi –
  • Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com