“Më tha do të vras motrën”/ Zbardhet dëshmia e “Çapaçulit”, zbulon kërcënimet e Dumanit para hetuesve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Më tha do të vras motrën”/ Zbardhet dëshmia e “Çapaçulit”, zbulon kërcënimet e Dumanit para hetuesve

16:19 | 04/07/2022
në Kryesore, Shqiperi
0

Dalin 4 dëshmitë e plota të bashkëpunëtorit të Drejtësisë, Klevis Alla, të dhëna në 30 prill 2020, 6 maj 2020 dhe 26 shkurt 2021, ku bie në sy fakti që ka detaje kontradiktore me njëra-tjetrën. Ai jep detaje sa i përket emrave të ekzekutorëve, takimeve dhe mënyrës së ndodhjes së dy ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur në Durrës. Por dëshmia e Allës nuk përputhet as me të Dumanit, ndaj të dy janë ballafaquar në SPAK.

Ora News siguron 3 nga 4 rrëfimet që ka dhënë Klevis Alla nga muaji Prill 2020 e deri më sot, ai akuzon në mënyrë të përsëritur se autorë të vrasjes së vëllezërve Haxhiaj, Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdia, kanë qenë ai vetë, Altin Ndoci dhe Talo Çela. Madje shton se jo vetëm që ka qenë në dijeni për planin e vrasjes, por edghe ka marrë pjesë vetë në ekzekutime. Sipas tij, në vrasjen e vëllezërve Haxhiaj, ai thotë se ishte shofer i makinës “Toyota”, që Nuredin Dumani e kishte marrë tek Plaurent Dervishaj në Durrës.

Megjithatë thekson se vetë ka pasur rolin e shoferit, e se nuk ka shtënë, duke shtuar se njerëzit që kanë qëlluar ishin Altin Ndoci dhe Talo Çela. Nga ana tjetër në dëshminë që vetë Nuredin Dumani ka dhënë para prokurorëve dhe ku tregon vrasjen e vëllezërve Haxhiaj, ai rrëfen se vrasjen e tyre e kishte bërë ai vetë së bashku me Henrik Hoxhaj dhe Klevis Allën, të cilën i thërrisnin “Çapaçul”. Po ashtu, edhe bashkëpunëtori i tretë i kësaj dosje, Henrik Hoxhaj, duke shmangur nga pjesëmarrja në krim dhe përgjegjësia penale Talo Çelën dhe Altin Ndocin.

Read more

Nga Durim Bami te Aldo Avdyli, SPAK kërkon 98 vite burg për anëtarët e dosjes ‘Revanshi –

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë, po transportonte studentë –

Rrufeja godet kullotat në Delvinë! Ngordhin rreth 150 dele –

Po gjykohem mbi thashethemet e Sky ECC –

Në 3 dëshmitë që ka dhënë Klevis Alla në prokurori, ku vetëm në 30 Prill 2020 është pyetur dy herë nga prokurori Gëzim Veizi dhe oficeri Lorenc Dervishi, ai tregon se vrasjen e 4 personave e kishte kryer Talo Çela, Altin Ndoci. Por ngrihet dyshimi që dëshminë e tij ai e dha para se të arrestohej, kur e kishte takuar Nuredin Dumanin dhe ishte instruktuar prej tij.

Vetëm në dëshminë e 4, të dhënë në datën 26 shkurt 2021 para prokurorëve Altin Dumani dhe Doloreza Musabelliu, Klevis Alla ka ndryshuar versionin e tij, duke përfshirë Nuredin Dumanin si ekzekutor të vëllezërve Haxhiaj, Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë. Por bie në sy fakti që ka “harruar” se me ta ka qenë edhe Henrik Hoxhaj. Në dëshminë më të fundit,  “Çapaçulu” tha se në makinën tip “Toyota”, ndodhej ai vetë në timon, Nuredin Dumani në sediljen e parë, ndërsa Talo Çela dhe Altin Ndoci ndodheshin me automatikë në sediljen e pasme.

Megjithatë dëshmia e tij lë hapësirë për dyshime pasi dy bashkëpunëtorët e tjerë të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj tregojnë se në këtë periudhë kur kanë ndodhur katër vrasjet, ata kërkonin me insistim lokalizimin dhe vrasjen e Talo Çelës dhe Altin Ndocit. Ndërsa Klevis Alla i ka bërë bashkë në një makinë, kur ata donin që të vrisnin njëri-tjetrin.

Duke marrë parasysh kontradiktat e shumta, prokurorët e kanë pyetur atë se pse ai nuk kishte treguar emrin e Nuredin Dumanit, por Alla është shfajësuar duke pohuar se ai e kishte kërcënuar se do i vriste motrën e vogël.

Të Lidhura

U arrestua në Dubai, ekstradohet sot drejt Shqipërisëi i shumëkërkuari Durim Bami –

Nga Durim Bami te Aldo Avdyli, SPAK kërkon 98 vite burg për anëtarët e dosjes ‘Revanshi –

nga 27
12:51 | 04/06/2026
0

SPAK ka paraqitur pretencën në GJKKO lidhur me disa nga anëtarët e dosjes Revanshi, ndërsa kërkoi 98 vite e 6...

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë, po transportonte studentë –

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë, po transportonte studentë –

nga 27
12:49 | 04/06/2026
0

Një incident ka ndodhur sot në aksin rrugor Durrës–Spitallë, ku një autobus urban i linjës së kampusit universitetar u përfshi...

Rrufeja godet kullotat në Delvinë! Ngordhin rreth 150 dele –

Rrufeja godet kullotat në Delvinë! Ngordhin rreth 150 dele –

nga 27
12:31 | 04/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në zonën malore mbi fshatin Kopacëz, në Bashkinë e Delvinës, në vendin e...

Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje? –

Po gjykohem mbi thashethemet e Sky ECC –

nga 27
12:21 | 04/06/2026
0

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij...

Para
Emri/ E zuri poshtë trungu i pemës, humb jetën 48-vjeçari

Emri/ E zuri poshtë trungu i pemës, humb jetën 48-vjeçari

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

U arrestua në Dubai, ekstradohet sot drejt Shqipërisëi i shumëkërkuari Durim Bami –

Nga Durim Bami te Aldo Avdyli, SPAK kërkon 98 vite burg për anëtarët e dosjes ‘Revanshi –

12:51 | 04/06/2026
Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë, po transportonte studentë –

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë, po transportonte studentë –

12:49 | 04/06/2026
Rrufeja godet kullotat në Delvinë! Ngordhin rreth 150 dele –

Rrufeja godet kullotat në Delvinë! Ngordhin rreth 150 dele –

12:31 | 04/06/2026
Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje? –

Po gjykohem mbi thashethemet e Sky ECC –

12:21 | 04/06/2026
U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur –

U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur –

12:11 | 04/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Nga Durim Bami te Aldo Avdyli, SPAK kërkon 98 vite burg për anëtarët e dosjes ‘Revanshi –
  • Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë, po transportonte studentë –
  • Rrufeja godet kullotat në Delvinë! Ngordhin rreth 150 dele –
  • Po gjykohem mbi thashethemet e Sky ECC –
  • U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur –
  • Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit kur je një kallajxhi –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nga Durim Bami te Aldo Avdyli, SPAK kërkon 98 vite burg për anëtarët e dosjes ‘Revanshi –
  • Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë, po transportonte studentë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com