Me “shtëpi bari” në mes të Lushnjes, arrestohen tre persona, si e kishin kthyer banesën në laborator – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Me “shtëpi bari” në mes të Lushnjes, arrestohen tre persona, si e kishin kthyer banesën në laborator

10:29 | 01/04/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Tre persona janë arrestuar, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen se kishin përshtatur banesën në laborator për kultivimin e kanabisit, përmes ngrohjes me llamba.

Në pranga janë vënë Fiqiri Dedej, Kreshnik Ibraliu dhe Klevis Likja. Gjatë aksionit të policisë janë sekuestruar fidanë kanabisi, pajisje të ndryshme elektrike dhe një armë gjahu.

“Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Finalizohet me sukses nga Komisariati i Policisë Lushnjë, operacioni antikanabis i koduar “Laboratori”. Policia zbulon brenda një banese, një ambient të përshtatur si laborator, që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet ngrohjes me llamba. Sekuestrohen fidanë kanabisi, pajisje të ndryshme elektrike dhe një armë gjahu.  Bien në pranga 3 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Read more

Rrufeja godet kullotat në Delvinë! Ngordhin rreth 150 dele –

Po gjykohem mbi thashethemet e Sky ECC –

U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur –

Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit kur je një kallajxhi –

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vijim të kontrolleve të pandërprera dhe  punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, pas informacioneve të marra më parë në rrugë policore, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit antikanabis të koduar “Laboratori”.

Gjatë operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:  F. D., 53 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë. K. I., 30 vjeç, banues në Lushnjë. K. L., 38 vjeç, banues në Lushnjë. Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi K. K., 31 vjeç, banues në Fiershegan, Lushnjë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur katin e parë dhe katin e tretë të banesës së 53-vjeçarit F. D., me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike. Gjatë kontrollit të banesës u gjetën 170 fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, të kultivuar në kushte laboratorike, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në këtë banesë është konstatuar një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin me energji të pajisjeve si llamba, aspirator, filtra ajrimi etj, që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan të gjitha pajisjet që kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike, si: pajisje elektrike, llamba elektrike termale, bidonë me lëndë ushqyese për bimët narkotike, kapikorta (pajisje me të cilat ishte bërë lidhja e paligjshme e energjisë elektrike). 

 Gjatë operacionit, në banesën e shtetasit F. D. është gjetur dhe sekuestruar dhe një armë gjahu pa leje.  Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, njofton policia.

Etiketa: Lushnjeshtepi baritre te arrestuar

Të Lidhura

Rrufeja godet kullotat në Delvinë! Ngordhin rreth 150 dele –

Rrufeja godet kullotat në Delvinë! Ngordhin rreth 150 dele –

nga 27
12:31 | 04/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në zonën malore mbi fshatin Kopacëz, në Bashkinë e Delvinës, në vendin e...

Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje? –

Po gjykohem mbi thashethemet e Sky ECC –

nga 27
12:21 | 04/06/2026
0

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij...

U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur –

U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur –

nga 27
12:11 | 04/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë kriminale është shënuar mëngjesin e sotëm në Maliq, ku gjatë aksionit për kapjen e të 43-vjeçarit...

Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit kur je një kallajxhi –

Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit kur je një kallajxhi –

nga 27
12:03 | 04/06/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një debati me ish ministrin e Ramës, Pirro Vengu i tha atij se...

Para
Zëdhënësi i BE-së: Kosova nuk mund të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Eurodeputeti austriak: Heqja e vizave për Kosovën duhet të ndodhë tani

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rrufeja godet kullotat në Delvinë! Ngordhin rreth 150 dele –

Rrufeja godet kullotat në Delvinë! Ngordhin rreth 150 dele –

12:31 | 04/06/2026
Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje? –

Po gjykohem mbi thashethemet e Sky ECC –

12:21 | 04/06/2026
U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur –

U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur –

12:11 | 04/06/2026
Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit kur je një kallajxhi –

Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit kur je një kallajxhi –

12:03 | 04/06/2026
Dosja ‘Balluku’/ Akuzohet për pastrim parash, Igli Tare merret i pandehur nga SPAK –

Dosja ‘Balluku’/ Akuzohet për pastrim parash, Igli Tare merret i pandehur nga SPAK –

11:41 | 04/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Rrufeja godet kullotat në Delvinë! Ngordhin rreth 150 dele –
  • Po gjykohem mbi thashethemet e Sky ECC –
  • U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur –
  • Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit kur je një kallajxhi –
  • Dosja ‘Balluku’/ Akuzohet për pastrim parash, Igli Tare merret i pandehur nga SPAK –
  • Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rrufeja godet kullotat në Delvinë! Ngordhin rreth 150 dele –
  • Po gjykohem mbi thashethemet e Sky ECC –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com