Dosja e të shumëkërkuarit Laert Haxhiu, i arrestuar pak javë më parë në Janinë, i është dorëzuar autoriteteve greke. Pas marrjes në dorëzim të fashikujve hetimor, tashmë i takon Gjykatës së Janinës për të vendosur nëse do lejojnë apo jo ekstradimin e tij.
Haxhiu mësohet se ka kërkuar azil, me argumentin se i rrezikohet jeta nëse do ekstradohet. Seanca e parë për ekstradimin e Laert Haxhiut do mbahet më datë 20 qershor. 31-vjeçari u arrestua më 24 maj në Janinë, pas 8 vitesh në kërkim.
I riu është i dyshuar për disa ngjarje të rënda kriminale. Në momentin e arrestimit, Haxhiu kishte një leje qëndrimi greke me identitetin Mikis Askalidis 32 vjeç, lindur në Gjeorgji. Ai është i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje, me 18 vjet burgim, për “Vrasje në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Nga gjykata e Lushnjes ai u dënua per plagosjen e Sajmo Xhelilit dhe Xhulio Shkurtit në 25 Shtator të 2016-ës. Gjatë kohës që ishte në arrati 31 vjeçari tentoi të ekzekutonte për të dytën herë nipin e Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjes.
Në atë ngjarje u vranë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi ndërkohë që shpëtoi objektivi i atentatit Xhulio Shkurti. Ngjarja ndodhi në Shtator të 2017-ës. Për “Masakrën e Lushnjes” Laert Haxhiu është duke u gjykuar proces gjyqësor në Gjykatën e Posaçme. Për këtë ngjarje janë dënuar me burgim të përjetshëm shoku i tij Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshi.