Me prindërit e sëmurë dhe pa mundësi ekonomike, 19 vjeçari lë shkollën për të punuar (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Me prindërit e sëmurë dhe pa mundësi ekonomike, 19 vjeçari lë shkollën për të punuar (film)

17:35 | 22/11/2021
në Kryesore
0

Quhet Gëzim, por në jetë buza i ka qeshur pak ose aspak. Gëzimi 19 vjeçar dhe i vëllai Flori 15 vjeç, janë të dënuar nga fati dhe rrethanat me pamundësinë për të jetuar një adoleshencë dhe rini normale. Ne familjen Karruli fëmijët dhe prindërit duket se kanë ndërruar rolet. Fëmijët punojnë që të mbijetojnë prindërit…

Kryefamiljari, babai i djemve Kujtim, ka probleme shëndetësore me shtyllën kurrizore e për këtë arsye nuk është i aftë për asnjë punë.  Ndërsa e ëma z.Rajmonda, ka probleme me dëgjimin, e mbi të gjitha duhet të kujdeset për bashkëshortin e sëmurë.

“Unë kam një barrë që moshatarët e mi nuk do doja ta kishin. Unë jam shtylla e kësaj shtëpie se babi im është gjysmë njeriu. Më mirë të vras veten sesa të jetoj kështu, por s’kam ku lë prindërit….”, shprehet Gëzimi mes lotëve.

Read more

U ekzekutua më 14 prill në Suedi, mbërrin në Shqipëri trupi i 21-vjeçarit shqiptar –

“Ua dërguam vajzën nuse, ata e sollën me arkivol”, apeli rrëqethës i prindërve të Xhuana Nikollajt –

E rëndë në Tiranë, 28-vjeçarja gjendet e pajetë në apartamentin e marrë me qira –

Vjen ofertë e majme nga Evropa për Muçin, zbulohet plani i Trabzonspor për futbollistin e Kombëtares –

Gëzimi ka braktisur studimet dhe ka tentuar të bëjë punë të ndryshme edhe jashtë vendit. Momentalisht po punon me vjeljen e ullinjve, por kjo punë e tremb pasi është sezonale.

“Pse duhet të punoj unë në këtë moshë për të mbajtur familjen. Pse të mos vazhdoja edhe unë shkollën të isha bërë kuzhinier ose polic si shoku im…,por unë as në shkollë nuk shkoj dot pasi përveç kushteve të vështira financiare unë duhet të jem këtu në Rogozhinë që të kujdesem për prindërit e sëmurë.”, thotë Gëzimi.

Kur ishte vetëm 18 vjeç Gëzimi u detyrua të merrte rrugën e emigrimit në shtetin italian për të siguruar të ardhurat e familjes, por fatkeqësisht aventura e tij përfundoi shpejt për shkak të mungesës së dokumentave.

“Kur isha në Itali mbeta mes 4 rrugëve dhe u kërkova ndihmë disa shokëve të mi atje. Ata më ofruan të bëja punë të pista, por nuk pranova. Dy ditë fjeta nëpër stola vetëm që të mos t’i hyja asaj rruge. Vërtetë jam nevojtar, por ajo është një rrugë e shkurtër. Do futesha në burg dhe ku do I lija mamin dhe babin pastaj.”, thotë Gëzimi.

Gëzimi është detyruar që edhe të vëllanë e vogël t’a heqë përkohësisht nga shkolla për ta ndihmuar në vjeljen e ullinjve në mënyrë që të përballojnë jetesën. Florin 15 vjeçar stigma e të qënurit ‘I varfër’ e përndjek edhe në ambientet e shkollës.

“Kur isha në klase të 7 më thoshin ti nuk ke rroba, me tallnin… I thoja mos më tallni se nuk është për t’u tallur. Me pushime veç një ditë kemi shkuar në plazh….”, tregon mes lotësh Flori.

Shtëpia ku Gëzimi me familjen jeton është në gjendje të mjerueshme, ku edhe disa nga dyert janë zëvëndësuar nga perdet. Edhe çatia është për faqe të zezë.

“Këtu kryesorja është shtëpia, çfarë bie jashtë futet brenda. Kam frikë kur fle..zgjohem me idenë do e shof vëllain gjallë në mëngjes apo jo se tavani një tërmet do dhe të zë poshtë. Të vetmen dëshirë që kam është të kem një shtëpi..t’I them edhe unë tjetrit e kam një strehë e kam një shtëpi…..”, thotë Gëzimi.

/ABC/

Etiketa: Gezim Karruli

Të Lidhura

U ekzekutua më 14 prill në Suedi, mbërrin në Shqipëri trupi i 21-vjeçarit shqiptar –

U ekzekutua më 14 prill në Suedi, mbërrin në Shqipëri trupi i 21-vjeçarit shqiptar –

nga 27
14:08 | 23/04/2026
0

Trupi i 21-vjeçarit shqiptar, Mateo Llupi, i cili humbi jetën tragjikisht më 14 prill në Helsingborg të Suedisë, është kthyer...

“Ua dërguam vajzën nuse, ata e sollën me arkivol”, apeli rrëqethës i prindërve të Xhuana Nikollajt –

“Ua dërguam vajzën nuse, ata e sollën me arkivol”, apeli rrëqethës i prindërve të Xhuana Nikollajt –

nga 27
14:02 | 23/04/2026
0

“Ne ua dërguam vajzën nuse, ata e sollën me arkivol“, janë këto fjalët rrëqethëse të një nëne që humbi vajzën...

Po kalonte rrugën, makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Korçë-Bilisht –

E rëndë në Tiranë, 28-vjeçarja gjendet e pajetë në apartamentin e marrë me qira –

nga 27
13:56 | 23/04/2026
0

Një 28-vjeçare e huaj është gjetur pa shenja jete në një apartament të marrë me qira në Tiranë. Policia bën...

Do të shënoj gol –

Vjen ofertë e majme nga Evropa për Muçin, zbulohet plani i Trabzonspor për futbollistin e Kombëtares –

nga 27
13:50 | 23/04/2026
0

Ka zhvillime të reja në lidhje me të ardhmen e Ernest Muçit te skuadra e Trabzonsporit. Në orët e fundit...

Para
“Për 5 orë jemi në Athinë”, Turqia lëshon avionët luftarakë mbi Greqinë

“Për 5 orë jemi në Athinë”, Turqia lëshon avionët luftarakë mbi Greqinë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

U ekzekutua më 14 prill në Suedi, mbërrin në Shqipëri trupi i 21-vjeçarit shqiptar –

U ekzekutua më 14 prill në Suedi, mbërrin në Shqipëri trupi i 21-vjeçarit shqiptar –

14:08 | 23/04/2026
“Ua dërguam vajzën nuse, ata e sollën me arkivol”, apeli rrëqethës i prindërve të Xhuana Nikollajt –

“Ua dërguam vajzën nuse, ata e sollën me arkivol”, apeli rrëqethës i prindërve të Xhuana Nikollajt –

14:02 | 23/04/2026
Po kalonte rrugën, makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Korçë-Bilisht –

E rëndë në Tiranë, 28-vjeçarja gjendet e pajetë në apartamentin e marrë me qira –

13:56 | 23/04/2026
Do të shënoj gol –

Vjen ofertë e majme nga Evropa për Muçin, zbulohet plani i Trabzonspor për futbollistin e Kombëtares –

13:50 | 23/04/2026
Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Rexhep Qoses –

Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Rexhep Qoses –

13:40 | 23/04/2026

Më Të Lexuarat

  • U ekzekutua më 14 prill në Suedi, mbërrin në Shqipëri trupi i 21-vjeçarit shqiptar –
  • “Ua dërguam vajzën nuse, ata e sollën me arkivol”, apeli rrëqethës i prindërve të Xhuana Nikollajt –
  • E rëndë në Tiranë, 28-vjeçarja gjendet e pajetë në apartamentin e marrë me qira –
  • Vjen ofertë e majme nga Evropa për Muçin, zbulohet plani i Trabzonspor për futbollistin e Kombëtares –
  • Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Rexhep Qoses –
  • Erdhe ti dhe na shpike rrotën…! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • U ekzekutua më 14 prill në Suedi, mbërrin në Shqipëri trupi i 21-vjeçarit shqiptar –
  • “Ua dërguam vajzën nuse, ata e sollën me arkivol”, apeli rrëqethës i prindërve të Xhuana Nikollajt –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com