Ish-drejtoresha e Mjedisit në Bashkinë e Tiranës Viola Sterjo, e cila u arrestua për veprën penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda, ka mbërritur sot në gjykatë. 39-vjeçarja është shfaqur me pranga në duar dhe kapuçin e xhupit në kokë. Seanca do të zhvillohet me dyer të mbyllura pasi është në fazën e hetimeve dhe përmbajtja e akteve dhe veprimeve hetimore te kryera është sekret.
Sipas informacioneve Sterjo u ka marrë subjekteve të ndryshme shuma të konsiderueshme parash në këmbim të premtimeve se do të ndërhynte për të fituar projekte nga AZHBR-ja.
Shumat janë të ndryshme duke shkuar nga 20 deri në 90 mijë euro. Sterjo sipas hetimeve këto shuma i ka përfituar në periudhën mars-nëntor 2020.