“Me paratë e jufkave”, historia e dibranes që ngriti një biznes nga hiçi – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Me paratë e jufkave”, historia e dibranes që ngriti një biznes nga hiçi

09:05 | 18/05/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Kur e sheh ashtu të qeshur, as që mund të imagjinosh se ka rritur e vetme 3 fëmijë dhe ka kaluar aq shumë në jetë saqë, sërish duke qeshur të thotë: “Vetëm guri i mullirit s’më ka blu”. Almira Voka është sot 49 vjeçe dhe shtëpia e saj dy katëshe e rrethuar nga pemët e kumbullës në fshatin Vakuf, pak kilometra larg Peshkopisë shumë shpejt do të jetë një bujtinë.

Fëmijët i janë rritur e sot ajo ka krijuar klientelën e saj deri në Tiranë. Por 15 vite më parë, kur bashkëshorti ndërroi jetë për shkak të një sëmundje të rëndë, Almira mbeti pa asnjë të ardhur e nuk kishte as me çfarë të ushqente fëmijët. E ve, pa arsim e as ndonjë zanat, shkoi të kërkonte ndihmë tek “Argitra-Vizion”, organizata e cila që punon fort për të fuqizuar gratë e zonës së Dibrës e në këto 20 vite të ekzistencës së saj ka punuar me mbi 8 mijë vajza e gra. “Kur më vdiq burri shkova takova Bukurien, dhe i kërkova të më gjente punë se do ushqesha kalamajtë. E kshu, fillova tu bo jufka. Mentaliteti ishte shumë i keq. Më kishte vdek burri, e po dilja në treg me shit jufka, se gruaja që i ka vdek burri duhet me nejt në shpi.”

Fillimi ishte shumë i vështirë pasi njerëzit nuk ishin mësuar t’i shihnin gratë të shisnin në treg. Madje turpi i tyre arrinte deri aty, saqë Almira e gra të tjera si ajo, vendosnin çantën para fytyrës kur rrinin në treg për të shitur produktet që kishin përgatitur vetë. “Kur dilja në treg në fillim veja çantën përpara ftyrës se më vinte turp që të mos shifnin se isha gru pa burrë. Në fillim njerëzit as e merrnin vesh çfarë ishin jufkat. Ne na vinte dhe turp se njerëzit flitshin “pse ka dalë kjo në treg” ose “ka ik anej knej” ndërsa unë shkosha me kërku për etiketa e ambalazhime. Ma të vështirat kemi hek në fillim”.

Me paratë e jufkave por edhe produkteve të tjera që nisi të përgatiste vetë në mënyrë tradicionale si reçel, komposto apo sheqerpare, Almira e ndërtoi shtëpinë dalëngadalë. “Me jufka e ndërtova edhe këtë shpi, por pas do kohësh m’u dogj komplet se kur ka vdek burr kam pas vetëm këtë dhomë. Mbasi u dogj e rindërtova prapë, me pak ndihmë edhe nga shteti. Ndërkohë unë kam ba edhe fli me saç, sheqerpare, komposto , reçel…nga të gjitha”.

Read more

Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas –

Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield –

Zgjedhjet në PD Vlorë, Nadire Meçorapaj shpallet kryetare e degës –

Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së –

Por sot pas 15 vitesh gjërat kanë ndryshuar shumë edhe në Dibër, e bashkë me to edhe mentaliteti. Kjo falë edhe punës së bërë në këto vite duke i ndërgjegjësuar gratë për potencialin e jashtëzakonshëm të tyre, përmes trajnimeve dhe panaireve që promovojnë traditën dibrane të gatimit.

Mentaliteti ishte aq i vështirë dhe shumë paragjykues ndaj grave, saqë sot Almira ndjehet në faj për vajzën e saj të cilën nuk e lejoi të arsimohej por e fejoi që të vogël. “Për gocën jam bo pishman se e kam fejuar 17 vjeç, pse? Sepse mentaliteti, e kisha frikë mos bonte ndonjë gabim. Jam pendu shumë. Ta kisha çu në shkollë e të kishte gjet vetë bashkëshortin e vet”. Sot 2 fëmijët e mëdhenj, kanë krijuar familjet e tyre, vajza jeton në Itali ndërsa djali i madh në Tiranë. Ndërsa Almira jeton me djalin e vogël në shtëpinë që ndërtoi me djersë e mund dy herë gjatë jetës së saj. Ajo numëron dhjetra klientë, disa prej të cilëve madje edhe 150 km larg në kryeqytet, të cilët nuk bëjnë dot pa produktet e saj bio. AWEN

/www.gsh.al/

Etiketa: Almira Vokahistoria e dibranes që ngriti një biznes nga hiçiPeshkopiVetëm guri i mullirit s’më ka blu

Të Lidhura

Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas –

Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas –

nga 27
20:19 | 15/03/2026
0

Barcelona zbriti në fushën e lojës në ndeshjen ndaj Sevillas për t’iu përgjigjur fitores së Realit të Madridit dhe katalanasit...

Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield –

Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield –

nga 27
20:05 | 15/03/2026
0

Tottenham frenon serinë e humbjeve radhazi dhe merr pikën e parë me Igor Tudor në pankinë. Në ndeshjen e zhvilluar...

Zgjedhjet në PD Vlorë, Nadire Meçorapaj shpallet kryetare e degës –

Zgjedhjet në PD Vlorë, Nadire Meçorapaj shpallet kryetare e degës –

nga 27
19:41 | 15/03/2026
0

Procesi i zgjedhjeve për kryetarin e degës së Partisë Demokratike në Vlorë është mbyllur me fitoren e Nadire Meçorapaj. Sipas...

Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së –

Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së –

nga 27
18:57 | 15/03/2026
0

Në degën e Partisë Demokratike në Pogradec ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të kësaj...

Para
Lleshaj: Shqiptarët ëndërra të kota, prandaj emigrojnë

Lleshaj: Shqiptarët ëndërra të kota, prandaj emigrojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas –

Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas –

20:19 | 15/03/2026
Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield –

Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield –

20:05 | 15/03/2026
Zgjedhjet në PD Vlorë, Nadire Meçorapaj shpallet kryetare e degës –

Zgjedhjet në PD Vlorë, Nadire Meçorapaj shpallet kryetare e degës –

19:41 | 15/03/2026
Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së –

Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së –

18:57 | 15/03/2026
Me ftesë të Melania Trump, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani merr pjesë në samitin e Shtëpisë së Bardhë –

Me ftesë të Melania Trump, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani merr pjesë në samitin e Shtëpisë së Bardhë –

18:33 | 15/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas –
  • Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield –
  • Zgjedhjet në PD Vlorë, Nadire Meçorapaj shpallet kryetare e degës –
  • Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së –
  • Me ftesë të Melania Trump, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani merr pjesë në samitin e Shtëpisë së Bardhë –
  • Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas –
  • Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com