Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali i cilëson banale akuzat e forta të ish-deputetes të Partisë Demokratike ndaj saj.
Vokshi deklaroi më herët se në një vend me drejtësi të pavarur, Spiropali do të ishte në burg për vjedhjen e 5 milionë eurove.
Përmes një statusi në “Facebook”, Spiropali deklaron se Vokshi do të përgjigjet në gjykatë për akuzat e saj trashanike, kurse shefi i saj kryedemokrati Basha, ka përpara gjyqin e votës.
“Banaliteti ulëritës i Albana Vokshit nuk mund të mbulojë mendjelehtësinë proverbiale të Lulzim Bashës. Albana do të përgjigjet në gjykatë për akuzat e saj trashanike, kurse shefi i saj Luli, ka përpara gjyqin e votës së cilës i trembet si djalli temjanit”, shkruan Spiropali.