Pas lajmit se do të jepen me koncesion edhe “Lligjat e Peshkopisë”, ka reaguar Partia Demokratike.
Me anë të një deklarate për shtyp, deputeti demokrat Xhemal Gjunkshi, u shpreh se Rama mashtroni dibranët, dha me koncension korruptiv ujërat termale “Llixhat e Peshkopisë” ku mbi 35 hotele e 200 shtepi pritëse kanë lidhur jetën e tyre.
Ai tha se banorët e Dibrës presin anullimin e menjëhershëm të procedurës së koncesionit, përndryshe s’do t’i ndalojnë protestat.