Policia e Elbasanit ka arrestuar një 35-vjeçar, pasi akuzohet se ka kanosur dhe i ka kërkuar një shumë prej 4 milionë lekësh të vjetra një personi.
Në pranga ka rënë personi me iniciale, E. B., i cili akuzohet për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Njoftimi i policisë:
Shtrëngoi me anë të kanosjes, një shtetas, për dhënien e 400 000 lekëve të rinj, falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, arrestohet në flagrancë teksa merrte paratë, 35-vjeçari.
Specialistët e strukturave hetimore dhe operacionale të DVP Elbasan, mbështetur nga inteligjenca informative se një shtetas ishte shtrënguar me anë të kanosjes, për dhënien e një shume parash, kanë iniciuar një hetim proaktiv, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, dhe si rezultat kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Shifra”.