Prej disa vitesh këngëtarja Flaka Krelani është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo ka bërë më në fund realitet një nga ëndrrat e saj. Artistja shqiptare është tanimë një qytetare amerikane.
Lajmin e bukur të nënshtetësisë amerikane Flaka e ndau me publikun në Instagram, duke shkruar:
“Me e dëshmu që je artiste në vendin tënd, për me të vlerësu, e bën banore në vend të huaj. Amerikë, ta honksha zemrën!”
Mesa duket Flaka ka dashur të përcjellë edhe një mesazh për vendin e saj. Me aq sa mund të kuptohet, artistja duket se nuk ka marrë nga vendi i saj vlerësimin e merituar dhe kjo e ka bërë të ndërtojë të ardhmen e saj diku tjetër.