Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama publikoi sot një fotografi të ulur në shkallët e Qendrës së Brukselit, ku viheshin re çorapët e kuqe që kishte zgjedhur për të kombinuar veshjen në ditën historike të çeljes së negociatave me BE-në. Por kryetari i PD-së, Sali Berisha nuk ka humbur mundësinë për të ironizuar kryeministrin, duke i vënë në pah problemet në Shqipëri me trafikimin e lëndëve narkotike. Berisha në foto ndërhyn me Photoshop, duke i vendosur një bimë kanabisi në dorën e tij.
“Me bimen e zemres!”, ka shkruar Berisha.
Kujtojmë se sot në Bruksel, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nisën negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Rama këtë e ka cilësuar si një ditë historike.