Policia ka dhënë detajet në lidhje me ngjarje e rëndë që ndodhi ditën e sotme në plazhin e Spillesë, ku 30-vjeçari Denis Xhelo u mbyt në det.
Sipas policisë, Xhelo ishte duke notuar në plazhin e Spille dhe dyshohet se është mbytur në ujë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.