Mesditën e sotme është mbytur në det zhytësi Armando Hallvaxhiu 34 vjeç banues në Tiranë, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet.
Nga informacioni paraprak thuhet se 34-vjeçari është mbytur në vendin e quajtur “Shpellae Haxhi Aliut”, ku ishte duke kryer zhytje bashkë me disa shokë të tjerë.
Trupi i pajetë i 34-vjeçarit është nxjerrë nga Policia Kufitare dhe është transportuar për në morgun e Spitalit Rajonal të Vlorës.