Një burrë dhe dy gra u gjetën të vdekur pas mbytjes së anijes që transportonte emigrantë pranë Mykonos.
Operacioni i kërkim-shpëtimit ka nisur që në mëngjes nga trupat e portit, pas zbulimit të dy emigrantëve, një sirian dhe një palestinez, në zonën detare në verilindje të Mykonos, të cilët dyshohet se ndodheshin në bordin e një anije me persona të tjerë, e cila u përmbys.
Siç u raportua nga vetë emigrantët, të cilët u shpëtuan dhe u transportuan shëndoshë e mirë në portin e ishullit, në bordin e anijes ndodheshin 17 persona të tjerë, mes tyre 4-5 gra dhe një fëmijë 7 vjeç.
Në vendngjarje po operojnë dy mjete të rojes bregdetare, një helikopter dhe mjete tokësore.