Mbi 57 mijë dibranë me të drejtë vote u thirrën të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme ne Diber për të zgjedhur të parin e qytetit të tyre mes dy kandidatëve, Muharrem Rama i ASHE, dhe Sherefedin Shehu i Aleancës për Punë dhe Dinjitet. Procesi filloi në orën 07:00 dhe u mbyll në orën 19:00.
Ndërkohë kanë mbërritur kutitë e para nga Maqellara në qendrën e numërimit.
Kandidati i majtë, Rama votoi gjata paradites, ndërsa rivali i tij Sherefedin Shehu, nuk do mund të votojë për shkak të mosregjistrimit brenda afateve.