Mbyllen hetimet për 613 kg kokainë të kapur në kontenjerët e bananeve në portin e Durrësit.
Mësohet se pronari i firmës “Arbri Garden”, Arbër Cekaj është marrë i pandehur por në mungesë. Po kështu të pandehur janë edhe Armando Pezaku dhe Donald Lushaj.
Çekaj ndodhet për momentin në Gjermani, prokurorët i kanë komunikuar akuzat që rëndojnë ndaj tij, trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Çekaj ka kërkuar më parë azil politik në shtetin gjerman.