Dani Karvajal, u ndëshkua me karton të verdhë, në sfidën e parafundit në grupet e Champions Leagues, me qëllim që të ishte pushim në ndeshjen pasardhëse ndaj Borusias së Dortmundit.
Por, ky veprim nga ana e mbrojtësit spanjoll bie ndesh me rregulloren e UEFAs. Ai ka thyer nenin 15 të Rregullores Disiplinore, dhe është dënuar me dy ndeshje pezullim, për marrje kartoni në mënyrë të qëllimshme. Në këtë mënyrë, ai nuk do të jetë i pranishëm në sfidën e parë ndaj PSG.