Është mbledhur sot në Tiranë Parlamenti i grave të rajonit.
Seanca është drejtuar nga Kryetarja e Aleancës së Grave Parlamentare të rajonit. Në fjalën e saj, Mesila Doda ka theksuar rolin e grave në politikën shqiptare jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon, si një faktor me ndikim të fortë emancipimi në politikën shqiptare, e cila më së shumti është orjentuar nga politika e burrave. Të ftuara në këtë konferencë ishin deputete nga Parlamentet e të gjitha vendeve të rajonit. Të ftuara në këtë aktivitetin ishin edhe gra jo parlamnetare të angazhuara në fusha të ndryshme duke nisur nga arsimi shëndetësia e të tjera. Në fjalimet e tyre u evidentua rëndësia e rritjes së rolit të gruas në vendimarrje.
I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta por edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj si dhe personalitete të tjera shqiptare dhe të rajonit.