Ka nisur mbledhja e Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku do të bëhet interpretimi për rregulloren e Kuvendit nëse ndryshimet kushtetuese do të diskutohen në Këshillin e Legjislacionit dhe në Komisionin e Ligjeve apo quhen të ezauruara nga Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi.
“Bazuar në nenet 13 dhe 116 të Rregullores së Kuvendit, ditën e mërkurë, më datë 22 qershor 2016, në orën 18.00 do të mblidhet Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin me kërkesë të Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta”, thuhet në njoftim.
Mësohet se në mbledhje është dhe deputeti demokrat, Eduard Halimi, i cili u dorëhoq si nënkryetar i Komisionit për reformën në drejtësi për shkaqe shëndetësore.