Mblidhet sot Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste për të diskutuar bilancin politiko-administrativ të vitit 2016
Në Asamble do të diskutohet dhe shkarkimi i Koço Kokëdhimës nga posti i sekretarit për reformën strukturore si dhe do të zgjidhen nënkryetarët dhe sekretari i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.
Në axhendën e asamblëse së ditës së sotme janë edhe zgjedhja e Komisionit të Zgjedhjeve në parti, zgjedhje e kryefinancierit të partisë, Këshilli i Mbikëqyrjes Financiare të PS-së.