Mblidhen fonde për ushtrinë e Kosovës, ja për çfarë do të përdoren – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mblidhen fonde për ushtrinë e Kosovës, ja për çfarë do të përdoren

16:13 | 01/05/2022
në Kosove Rajon
0

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla ka deklaruar se mjetet të cilat po grumbullohen në Fondin e Sigurisë do të përdoren për nevojat vendimtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke theksuar se ushtria jonë ka nevojë për pajisje shtesë, armatim dhe plotësim të kapaciteteve që i duhen një ushtrie.

Syla nuk ka treguar ndonjë shifër për grumbullimet në këtë fond por shton se investimi i tyre do të analizohet nga ekspertët ushtarakë. Përveç kësaj, në një intervistë për KosovaPress, Syla flet edhe për situatën e sigurisë në veri të vendit dhe përpjekjet e shtetit për anëtarësim në NATO.

Zëvendësministri i Mbrojtjes ka thënë se kontributi më i madh për Fondin e Sigurisë, po vjen nga emigrantët të cilët sipas tij kanë biznese dhe po shprehin në masë të madhe interesim për këtë fond.

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

“Një pjesë e opozitës ka disa dilema dhe ka ngritur disa çështje të cilat më duken si absurditet sepse një fond i krijuar nga shteti dhe i kontrolluar dhe monitoruar nga shteti, është shumë më i sigurt se fondet e tjera siç kemi dëgjuar më herët si ka vajtur puna e tyre, me të gjithë ato fjalë, me të gjithë atë zhurmë dhe me gjithë atë diskreditim. Ne tani nuk kemi lejuar të kemi fonde të tilla anash por të ketë shteti mekanizmin që e drejton, e kontrollon, e monitorin dhe e bënë transparent…Nuk kemi shifër të përafërt, nuk kemi shifër të saktë, ndërkohë jam i bindur që qeveria shumë shpejtë do të dalë me një të dhënë të saktë”, thotë Syla.

Në 2 mars, qeveria e Albin Kurtit ka krijuar Fondin e Sigurisë në të cilin mund të kontribuojnë qytetarët dhe dhurues të ndryshëm.

Sipas zëvendësministrit të Mbrojtjes, askush nuk duhet të shqetësohet rreth investimit të tyre sepse për këtë do të ketë analiza nga ekspertët ushtarakë.

“Më së shumti ne kemi nevojë që të përgatitet Forca, të plotësojë kapacitetet, për t’i plotësuar kapacitetet ka nevojë për pajisje, edhe armatim, edhe pjesë të tjera të gjithanshme që i nevojiten ushtrisë. Kështu që ato do të destinohen në vendin e duhur, aty ku ka nevojë. Do të menaxhohen nga shteti, do të bëhen analiza të thukëta, edhe nga Ministria e Mbrojtjes, nga FSK, edhe nga ekspertë ushtarakë për të ditur ku na nevojitet më shumë investim. Pa gajle duhet të rrinë të gjithë qytetarët sepse ato mjete do të përdoren aty ka nevojë sepse ato do të menaxhohen prej komisioneve apo prej specialistëve të cilët do të bëjnë analizë të thukët se ku ka nevojë të harxhohen mjetet të cilat janë grumbulluar nga fondi”, thotë ai.

Ndërsa duke folur për situatën aktuale të sigurisë në vend, Syla thotë se Serbia po përdorë metoda të ndryshme provokimi por pavarësisht kësaj, ai nuk sheh mundësi të destabilizimit në vend.

“Politika serbe po përdorë metoda të ndryshme të inskenimeve dhe të rasteve në të cilat mendon ta nxisë apo provokojë situatën. Krejt këto elemente që janë faktike në provokimet e policisë dhe pjesëve të tjera dhe formave dhe mënyrave të tjera janë në vazhdën e planit serbë për destabilizim dhe për mos me lënë situatën e qetë… Assesi nuk ka mundësi Serbia në këto kushte të destabilizojë Kosovën, i ka të kota ato veprime që i bënë, ato vetëm çka po e shpërfaqin atë egon me të cilën Serbia është ende duke ëndërruar, ato kanë perënduar por ne duhet të jemi sy-çelë pavarësisht, ne duhet të jemi në krye të detyrës, ne bëjmë punët tona”, thotë zëvendësministri i Mbrojtjes.

Sipas tij, Serbia po i shmanget dialogut në Bruksel, meqë nuk është e gatshme të përballet me qëndrimet e qeverisë së Kosovës.

“Po shihet mungesa e gatishmërisë për të qenë në dialog dhe krejt këto çka i bën i ka për një synim, për të penguar dialogun sepse tani nuk po është e gatshme me hy në dialog për të biseduar shtruar sepse Qeveria jonë i ka të qarta synimet, e ka qëndrimi ne qartë dhe përballë atij qëndrimi Serbia është zmbrapsur, prandaj edhe i ikë takimit, i ikë dialogut dhe merret me konflikte të tjera, me përgatitjen e konflikteve për ta bërë një vend konfliktuoz për të pasur arsye për me i ikë edhe dialogut”, thotë ai.

Syla shtoi se po punojnë drejt ngritjes së kapaciteteve të FSK-së në mënyrë që të arrihet sa më parë edhe anëtarësimi në NATO ku sipas tij ekziston edhe mbështetja e shumë shteteve partnere.

“Nga shumë shtete të tjera kemi mbështetje, së paku edhe verbale por edhe deklarime të cilat janë në instanca të shteteve, në pozicione dhe në aspektin institucional. Kështu që ne jemi duke punuar në këtë drejtim, e jona është që të plotësojmë kriteret, të jemi të gatshëm që nesër të jemi pjese e NATO-s, synim i ynë parësor…Besojmë se rrethanat e krijuara kanë krijuar edhe mekanizëm të përshpejtimit, ju e keni parë që Finlanda dhe Suedia kanë kërkuar apo janë buzë asaj që të anëtarësohen kështu që është sinjal i mirë për të menduar edhe për ne këndej. Kthesa më e madhe për vështrim këndej Ballkanit është shtuar nga faktori ndërkombëtar”, thotë ai.

Këtu ai përmend përgatitjet që i kanë filluar për pjesëmarrje në ushtrimin më të madh fushor të ushtrisë amerikane, Defender Europe 23, çka sipas tij, është sinjal i qartë i besueshmërisë që NATO dhe Shtetet e Bashkuara kanë për FSK-në.

“Kjo stërvitje është një sinjal i qartë në besueshmërinë që ka NATO dhe Shtetet e Bashkuara në FSK-në…Ky është një fakt me të cilin argumentohet kërkesa jonë dhe arsyetohet që është pjesë e ligjshme, përderisa ne jemi bashkë me NATO-n, bëjmë trajnime, ushtrime stërvitje, kaq me rëndësi të niveleve kaq të larta, atëherë pse të mos jemi pjesë e NATO-s që të jemi edhe më afër rezultatit që mund ta japim”, shton Syla.

Në një intervistë për KosovaPress, zëvendësministri i Mbrojtjes përgjigjet për largimin e pjesëtarëve nga Forca, duke thënë se është trend i vazhdueshëm dhe jo shqetësues.

Sipas tij, nuk ka rritje në numrit të pjesëtarëve që po e braktisin shërbimin në FSK, krahasuar me vitet paraprake.

Syla thotë se përmes ligjit të pagave do të krijohen kushte më të mira për ushtarët edhe në këtë aspekt.

Etiketa: Forca e Sigurisë së Kosovësshemsi sylazëvendësministri i Mbrojtjes

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

nga 27 ok
09:44 | 24/09/2024
0

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

nga 27
13:12 | 12/03/2024
0

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Para
Sulm ndaj bazave ruse në Izyum, ka disa të vdekur

Sulm ndaj bazave ruse në Izyum, ka disa të vdekur

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com