Në qershor do të zhvillohet takimi i përbashkët i qeverive
Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka takuar në Prishtinë homologun e tij kosovar, Avdullah Hoti. Sipas njoftimeve, takimi mbahet për të kordinuar veprimet për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në fillim të muajit qershor. Ministri i Financave i Kosovës, Hoti e ka konfirmuar këtë dhe ka deklaruar se gjithcka është në kuadër të “parapërgatitjeve për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, të Kosovës dhe Shqipërisë. Ndërkohë ministri Ahmetaj Ahmetaj ka thënë se duhet punuar edhe “për marrëveshjet që do të nënshkruhen në mbledhjen e qeverive, për harmonizimin e sistemit të riskut dhe qendrën e përbashkët të trajnimeve”.