Deputetët demokratë, Xhelal Mziu dhe Tomor Alizoti kanë kaluar në grupin e deputetëve që mbështesin Sali Berishën dhe kanë qenë të pranishëm në mbledhjen e sotme të Kryesisë.
Mziu është caktuar kreu i grupit të punës në Dibër, ndërsa Alizoti në Berat. Po ashtu mësohet se këta dy deputetë, nuk ishin dje të pranishëm në takimin e thirrur nga kolegu i tyre Lefter Gështenja që u mbajt në një lokal të kryeqytetit.
Në mbledhjen e kryesisë së PD, të drejtuar nga Sali Berisha është marrë gjithashtu vendimi që Tirana të ndahet me 5 grupe pune: Belind Këlliçi, Albana Vokshi, Flamur Noka, Agron Shehaj dhe Edi Paloka.
Kryetaret e grupeve të punës sipas qarqeve:
Durrës: Oerd Bylykbashki
Shkodra: Bardh Spahia
Lezha: Jozefina Topalli
Kukës: Isuf Çela
Elbasan: Luçiano Boçi
Korça: Edmond Spaho
Fier: Luan Baçi
Vlora: Bujar Leskaj
Gjirokastër: Tritan Shehu