Eshte njoftim qe duhet ta beje zedhenesja e grupit parlamentar ose kryetari i tij, por Edi Rama ka zgjedhur ta beje vete. Me kete lloj njoftimi mbi mbledhjen me dyer te mbyllura, Rama vetem sa i perforcon ato qe u thane mbi nje perlasje te tij me Elisa Spiropalin.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka shkruar se në mbledhje u diskutua për ecurinë e procesit të komunikimit me organizatat socialiste për ‘Punët e Shqipërisë’, për ecurinë e negociatave të anëtarësimit në BE dhe për kalendarin e nismave ligjore të lidhura me anëtarësimin.
Po ashtu, kryeministri shtoi se në takim u diskutua edhe për ‘Majin e Europës’ dhe ritakimet e brezave në vigjilje të 35-vjetorit të Partisë Socialiste.
“Sot në mbledhjen e zgjeruar të fundmuajit, me grupin parlamentar dhe qeverinë, diskutuam për ecurinë e procesit të komunikimit me organizatat socialiste për ‘Punët e Shqipërisë’, për ecurinë e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian, e për kalendarin e nismave ligjore të lidhura me anëtarësimin, si edhe për ‘Majin e Europës’ dhe ritakimet e brezave në vigjilje të 35-vjetorit të Partisë Socialiste”, ka shkruar Rama në faqen e tij në Facebook.
E megjithate u mor vesh se Rama i kerkoi ne kete mbledhje Elisa Spiropalit ta mbylle gojen, ose do te perjashtohet!
gijotina.com/






