Një 47-vjeçar është arrestuar në qytetin e Sarandës pasi iu gjetën dhe sekuestruan 55 gramë kanabis.
Policia e Sarandës ka konstatuar në mjetin e tij tip ”Suzuki”, dogën dhe një thikë.
Gjithashtu ky shtetas rezulton i shpallur në kërkim policor prej strukturave të DVP.Gjirokastër, për veprën penale ”Nxitja e urrejtjes ose e grindjeve ndërmjet kombësive, racës dhe feve”, pasi ka shkruar në mur simbolet naziste.