Mbi ecurinë e projektit të muzealizimit të Kampit të Tepelenës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbi ecurinë e projektit të muzealizimit të Kampit të Tepelenës

19:31 | 04/04/2018
në Shqiperi
0

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, institucion shtetëror, përgjegjës për mbështetjen e kërkimit shkencor gjatë rishqyrtimit historik të veprimtarisë së ish-Sigurimit të Shtetit, bën me dije mbi ecurinë e projektit të muzealizimit të Kampit të punës së detyruar në Tepelenë.
Autoriteti me Vendimin nr. 54, datë 10.08.2017 ka miratuar realizimin e Projektit të kujtesës “Memoriali Kombëtar i Kampeve të Punës të Detyruar” dhe ngritjen e grupit të punës “Për kërkimin e dokumentacionit arkivor për kampin e Tepelenës dhe krijimin e një memoriali për përkujtimin e datës 30 gusht, si Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve”, bazuar në ligjin nr. 45/2015 dhe ligjin nr. 9154, dt. 06.11.2003 “Për arkivat”, mbi përgatitjen dhe hapjen e ekspozitave dokumentare. Po ashtu, në zbatim të ligjit nr. 9802, datë 13.9.2007 “Për Ratifikimin e Konventës Ndërkombëtare të OKB-së “Për mbrojtjen e të gjithë personave nga zhdukjet me forcë”.
Ky projekt përmban rikthimin në identitet, si kamp dëbimi të një prej kapanoneve, vendosjen e stendave me dëshmi (fotografi dhe dëshmi arkivore) për kampet e dëbim – internimit, dizenjimin, pozicionimin si dhe mbjelljen e disa fidanëve (qiparisa) për përkujtimin e fëmijëve që kanë humbur jetën nga kushtet e vështira në Kampin e Tepelenës dhe janë pa një vendvarrimi. Ndërtimi i këtij Memoriali shënon vetëm hapin e parë për transformimin e të gjithë kompleksit në një Muze të Kampeve të Punës së Detyruar të Diktaturës Komuniste.
Projekti është miratuar me Vendimin e Këshillit Bashkiak Tepelenë nr. 40, datë 30.11.2017 “Për miratimin e objekteve prioritare të investimeve për vitin 2018”, konfirmuar në datë 14.12.2017 nga Prefekti i Qarkut Gjirokastër.
Projekti i kujtesës është përfshirë në programin qeverisës 2017-2021, në kapitullin kushtuar kulturës dhe edukimit përmes saj, ku thuhet: “Rrugët e Kujtesës” janë gjithashtu një itinerar unik i Shqipërisë, që do të vijojnë të nxjerrin në pah aspektin historik dhe edukativ të siteve të ish-diktaturës, si Spaçi apo Tepelena, në vijim të projekteve tashmë të njohura muzeale të Kujtesës”. https://kryeministria.al/files/PROGRAMI.pdf
Autoriteti ka firmosur disa marrëveshje bashkëpunimi me partnerë, të cilët ndihmojnë në mbledhjen e dokumenteve dhe të dhënave zyrtare si dhe në ndërgjegjësimin qytetar dhe edukimin shoqëror, nëpërmjet rishqyrtimit të historisë dhe rivlerësimit të saj. Për mbledhjen e dokumenteve zyrtare që faktojnë periudhën e ekzistencës së Kampit të Tepelenës është bashkëpunuar me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile, me Institutin e Integrimit të Përndjekurve Politikë, Institutin e Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri. Në këtë kuadër, projekti është mbështetur nga Bashkia e Tepelenës dhe partnerë të AIDSSH, si PNUD (miratuar marrëveshje bashkëpunimi me vendim të Autoritetit nr. 32, datë 01.02.2018), OSBE (miratuar marrëveshje bashkëpunimi me vendim të Autoritetit nr. 46, datë 06.07.2017) e institucione të tjera, publike, akademike dhe të kërkimit shkencor. Me Muzeun Kombëtar të Kampeve të Punës në Tepelenë, AIDSSH synon të krijojë një model për të gjitha kampet e punës së detyruar në Shqipëri, ku e shkuara të shërbejë për reflektim e të mos përsëritet. https://www.youtube.com/watch?v=4Rd5FwccTMk
Marrëveshja me PNUD-in, për programin ambicioz “Përkujtojmë, për të shëruar dhe parandaluar” përmbledh dy ndërhyrje kryesore: (i) konceptualizimin, historinë, dhe praktikat e punës së detyruar gjatë rregjimit komunist përmes një qasje historiko – juridike ndaj institucionalizimit të punës së detyruar. Kjo do të kontribuojë në konceptimin e vendeve të kujtesës si Kampi i Tepelenës dhe (ii) fushatën e komunikimit “Edhe muret kanë veshë” zbatuar nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit me mbështetjen e PNUD Shqipëri dhe Qeverisë së Italisë. Fushata do te shtrihet në mbarë vendin, duke mbledhur dëshmi të të mbijetuarve të dënuar gjatë periudhës komuniste dhe dëshmi të solidaritetit që qytetarët e Tepelenës treguan ndaj viktimave.
Po ashtu, marrëveshja me OSBE-në, për projekte hulumtimi dhe pune shkencore me të rinj e kërkues të interesuar për njohjen me të shkuarën dhe përballjen e shoqërisë me të vërtetën; marrëveshja me Institutin e Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri, për bashkëpunim në projekte komplekse që hedhin dritë në Shqipërinë e diktaturës (mes të cilëve puna për kampin e Tepelenës); me Institutin e Integrimit të ish-të Përndjekurve Politikë, që mundësoi listën me të dënuarit me punë të detyrueshme në këtë kamp, 3380 persona, nga të cilët: 973 burra të moshuar, 1254 gra dhe 1163 fëmijë.
Autoriteti ka miratuar me Vendim dhe me pas ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi edhe me Institutin e Historisë dhe Universitetin e Tiranës për njohjen e thelluar të së shkuarës dhe trajtimin profesional të saj. http://autoritetidosjeve.gov.al/marreveshje-bashkepunimi-midis-aidssh-dhe-institutit-te-historise/
Brenda kuadrit ligjor mbi të cilin AIDSSH mbështet punën e vet duke pasur në themel vlerat e transparencës, integritetit, bashkëpunimit, të mësuarit dhe angazhimit: Ndërgjegjësimin e publikut përmes të mësuarit të vazhdueshëm si një mënyrë për të inkurajuar angazhimin demokratik dhe marrëveshjeve ndërinstitucionale që bashkërendojnë hapat për realizimin e objektivave të kalendarit të kujtesës 2018, me mbështetjen e Bashkisë së Tepelenës, e cila ka miratuar projektin e Memorialit Kombëtar të Kampeve të Punës së Detyruar, si objekt prioritar për Zhvillimin e Infrastrukturës Vendore dhe Rajonale për Artin dhe Kulturën, për vitin 2018. Ndërkohë, projektideja e Memorialit në kampin e dëbim-internimit të Tepelenës është ende në zhvillim. Autoriteti është i hapur për bashkëpunim me të gjithë aktorët e faktorët, në mënyrë që kampi i Tepelenës, si dëshmi e kampeve të punës së detyruar në diktaturë, të përfaqësojë një vend reflektimi për të rinjtë, studentët, qytetarët dhe të nderojë sakrificën e dinjitetin njerëzor të mijëra vetave, burra, gra e fëmijë, që u keqtrajtuan në kampet e punës së detyruar në të gjithë vendin. http://www.gsh.al/2017/09/01/tepelene-leter-femijeve-qe-nuk-u-rriten-kurre/
Shqiptarët kanë nevojë për vende të tilla të kujtesës për të dënuarit e ndërgjegjes, si institucionet e burgimit apo internimit, që e kaluara të mos harrohet, të shërbejë për të kuptuar të tashmen e për të ndërtuar të ardhmen në baza më solide. Sa i takon sistemit të dëbim-internimeve, kampi i Tepelenës spikat për disa arsye:
– Ky kamp mbart qindra histori të dhimbshme njerëzore. Për shkak të situatës ekstreme të jetës, ai është përmendur në mënyrë të posaçme nga qeveria amerikane në vitin 1955, si pjesë e ankesës së saj në Kombet e Bashkuara për shkeljen e të drejtave të njeriut në Shqipëri dhe për përdorimin e punës së detyruar si ndëshkim.
– Ai pasqyron më së miri tipologjinë e kampeve të rrethuara me tela me gjemba, të cilat nuk kanë qenë fenomen i përhapur në Lindjen Komuniste dhe mund të krahasohen vetëm me gulagët sovjetikë.
– Ndërsa për kampe të tjera të tilla, si ai i Beratit, Krujës, Valiasit, Cërrikut, Shijakut, Porto–Palermos, Kuçovës, Kuçit të Vlorës, etj., nuk kanë mbetur objekte kujtese, për Kampin e Tepelenës këto ekzistojnë. Disa nga kazermat e kampit të Tepelenës ruhen ende. Për më tepër, skicat e Lekë Pervizit, i mbijetuar, japin dëshmi për t’i rindërtuar kabinat ku strehoheshin të internuarit. http://www.gsh.al/2017/08/17/muzeu-ne-kampin-e-tepelenes-leke-pervizi-besnikeria-e-vizatimeve-te-mia-i-kalon-caqet-e-aparateve-fotografike/
Projekti i kujtesës “Memoriali Kombëtar i Kampeve të Punës të Detyruar” është prezantuar publikisht në Tepelenë nga arkitekti Gjon Radovani, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Autoritetit, kryetarit të Bashkisë Tepelenë, z. Tërmet Peçi, ambasadorit të Kombeve të Bashkuara në Tiranë, z. Brian Williams dhe zv. /ambasadorit të Prezencës së OSBE, z. Robert Wilton, në prani të të mbijetuarve dhe trashëgimtarëve të tyre, qytetarëve të Tepelenës, historianëve e studentëve, përfaqësuesve të institucioneve publike dhe joqeveritare, organizatave kombëtare e ndërkombëtare dhe medias. https://www.zeriamerikes.com/a/tempelena-camp-victims/4007162.html
Më 30 gusht 2017 është hedhur hapi i parë për fillimin e punës për Memorialin, me mbjelljen e qiparisëve të parë që përkujtojnë të miturit e zhdukur. Projekti përfshin rindërtimin e njërës prej barakave siç ka qenë në kohën kur funksiononte si kamp dëbimi; mbjelljen e disa fidanëve për përkujtimin e fëmijëve që humbën jetën nga kushtet e vështira në Kampin e Tepelenës e janë pa varr, si dhe vendosjen e stendave me dëshmi (fotografi e dëshmi arkivore) për kampet e dëbim-internimit. http://www.gsh.al/2017/09/01/gjon-radovani-si-do-behet-muzeu-i-kampit-te-tepelenes/
Autoriteti e mbështet vijimësinë e punës së vet në parimet e rëndësishme, që e vënë memorien historike në themel të identitetit dhe trashëgimisë së individëve e bashkësive, si p.sh: paraqitja e këndvështrimeve të ndryshme; evitimi i shprehjeve deterministe: evitimi i përgjithësimeve; trajtimi i figurat historike si individë; sigurimi i një baze gjenuine historike; përdorimi i njohurive të nivelit akademik si burime, ku gjatë punës, çdo përmbajtje duhet të ballafaqohet e të diskutohet me akademikë të njohur dhe certifikuar për njohuritë specifike dhe njohuritë e duhura për këtë punë.
Kësisoj, në muajt në vijim, siç është përmendur edhe më lart, do të përgatitet një kuadër kërkimor mbi konceptualizimin, historinë, dhe praktikat e punës së detyruar gjatë regjimit komunist, që do të gërshetojë një qasje historiko – juridike ndaj institucionalizimit të punës së detyruar. Kjo bazë teorike do të shërbejë për nisjen e kërkimeve shkencore dhe studimeve në këtë fushë. Në këtë kontekst, do të zhvillohen ditë të hapura në universitete të ndryshme në vend, për të informuar dhe diskutuar me studentë, kërkues shkencorë dhe profesorë mbi punën e detyruar, si dhe do të organizohet një seminar ndërkombëtar i hapur për çdo studiues, vendas apo i huaj për këtë temë.
Bazuar në ligjin nr. 45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë” Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit është përgjegjës për zbatimin e ligjit, lidhur me mbledhjen, administrimin, përpunimin, përdorimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe informimin në lidhje me to, si dhe njëkohësisht është përgjegjës për mbështetjen e kërkimit shkencor gjatë rishqyrtimit historik të veprimtarisë së ish-Sigurimit të Shtetit, nëpërmjet garantimit të mundësisë për shqyrtimin e dokumenteve dhe dorëzimin e dublikatave të dokumenteve.
Për të ndjekur veprimtarinë e Autoritetit, ndiqni faqen tonë www.autoritetidosjeve.gov.al ose në Facebook, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944-1991, AIDSSH, ku mund të merret informacion për veprimtaritë e zhvilluara dhe ato të pritshme.
AIDSSH mbetet i hapur për propozime dhe bashkëpunime, me qëllim fuqizimin e dialogut dhe edukimin qytetar.
Etiketa: Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të ShtetitTepelenë

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Durrës/ Të shtëna me armë zjarri, një i plagosur

Durrës/ Të shtëna me armë zjarri, një i plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com