354 turistë gjermanë kanë mbërritur në portin e Vlorës me kroçerën Berlin duke sfiduar edhe motin e keq, duke ndërmarë një udhëtim të veçantë me biçikleta nga Vlora drejt Fierit dhe Apolonisë.
Turistet që kanë mbërritur në portin e Vlorës nga Kotorri i Malit të Zi do të qëndrojnë në Shqipëri për disa orë.
“Qëllimi ynë është të njohim vendet e bukura të Shqipërisë. Do të qëndrojmë këtu për 7- 8 orë” thanë disa nga turistët.
Gjate udhetimit të tyre drejt Fierit dhe Apolonise ,turistët gjermane janë shoqëruar edhe nga forcat e policisë.