Mbi 300 dëshmitarë kundër luftëtarëve të UÇK – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbi 300 dëshmitarë kundër luftëtarëve të UÇK –

13:16 | 15/02/2023
në Uncategorized
0

Prokuroria e Gjykatës Speciale të Kosovës ka bërë të ditur se deri më tani ka siguruar mbi 300 dëshmitarë në rastin kundër ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi. Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020, pasi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Të katërtit janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi ta.

Prokuroria

Sipas Prokurorisë, në procesin e gjykimit do të përmenden mbi 40 vende ku pretendohet të jenë kryer krimet. Prokuroria ka argumentuar se i duhen rreth 600 orë për paraqitjen e të gjitha provave – deri kah fundi i vitit 2024 apo fillimi vitit 2025 – ashtu që të ketë proces të drejtë gjyqësor. Mbrojtja, në anën tjetër, ka kërkuar që procesi të mos zgjasë pafund dhe i ka kërkuar gjykatës që të shkurtojë kohën e paraqitjes së provave nga Prokuroria. Sipas mbrojtjes, Prokuroria ka “mungesë të qartë fokusi” në mënyrën si është paraqitur rasti.

Avokati mbrojtes

“Të gjithë vijmë të pika që në fund do të kemi një material shumë të gjerë, që askush nuk e di sa i rëndësishëm është. Avantazhi i prokurorisë është që në këtë mënyrë e shtyn çështjen, duke futur sa më shumë materiale në proces”, ka thënë avokati mbrojtës i Veselit, Ben Emmerson.

Këto shkëmbime mes palëve janë kryer në konferencën përgatitore të 15 shkurtit për këtë proces gjyqësor. Procesi gjyqësor pritet të nisë më 1 mars. Përgjatë konferencës, gjyqtari Charles Smith III, ka kërkuar nga prokuroria që të konfirmojë nxjerrjen e të gjitha materialeve që i posedon. Prokuroria ka thënë se mund të ketë edhe 700 dokumente shtesë për t’i prezantuar, përveç 56 mijë dokumente që tashmë ka thënë se i ka dorëzuar mbrojtjes.

Aidan Ellis

Avokati mbrojtës i Krasniqit, Aidan Ellis, ka thënë se beson që mbrojtjes ende nuk i janë dorëzuar të gjitha materialet që i posedon në total prokuroria. Gjykatësi Smith III, ka thënë po ashtu se beson që mbrojtja nuk është pajisur me të gjitha dokumentet.

“Elementi i nxjerrjes së materialeve është thelbësor për një proces të rregullt gjyqësor dhe nuk është detyrë dytësore e prokurorisë. Çdo që keni në zotërimin tuaj do të duhej të ishte nxjerrë. Nuk ka asnjë arsye për këtë gjë. E kuptoj nëse (materialet) i keni marrë dje ose pardje dhe duhet të jepni njoftim, por nga ana tjetër, duhet të keni parasysh se ne do ta fillojmë procesin gjyqësor së shpejti”, ka thënë gjykatësi Smith III.

Dhomat e Specializuara

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty. Gjykata është themeluar nga Kuvendi i Kosovës, por vepron në Hagë të Holandës. Kjo gjykatë e ka shqiptuar dënimin e parë për krime lufte në dhjetor të vitit të kaluar. Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, është dënuar me 26 vjet burgim për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë.

Sipas aktakuzës, Salih Mustafa, i njohur si ‘komandant Cali’, ka qenë komandant i njësitit gueril BIA, njësit brenda Zonës Operative të Llapit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Më herët, nga Dhomat e Specializuara në Hagë janë dënuar Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, për pengim të administrimit të drejtësisë. /REL

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Detajet, policit iu vu tritol nga i dhunuari? –

Detajet, policit iu vu tritol nga i dhunuari? -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Jam krenar për ekipin, ishim më mirë se Vllaznia –

22:18 | 15/02/2026
Gruda gjen rrjetën me RB Leipzig, goli i parë në Bundesliga (VIDEO) –

22:06 | 15/02/2026
Gruda gjen rrjetën me RB Leipzig, goli i parë në Bundesliga (VIDEO) –

Gruda gjen rrjetën me RB Leipzig, goli i parë në Bundesliga (VIDEO) –

22:04 | 15/02/2026
DW i bën jehonë padisë ndaj “Diellës”, ministrja virtuale në gjyq me aktoren –

20:58 | 15/02/2026
DW i bën jehonë padisë ndaj “Diellës”, ministrja virtuale në gjyq me aktoren –

DW i bën jehonë padisë ndaj “Diellës”, ministrja virtuale në gjyq me aktoren –

20:52 | 15/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Jam krenar për ekipin, ishim më mirë se Vllaznia –
  • Gruda gjen rrjetën me RB Leipzig, goli i parë në Bundesliga (VIDEO) –

  • DW i bën jehonë padisë ndaj “Diellës”, ministrja virtuale në gjyq me aktoren –

  • Rruga do të qëndrojë e mbyllur –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Jam krenar për ekipin, ishim më mirë se Vllaznia –
  • Gruda gjen rrjetën me RB Leipzig, goli i parë në Bundesliga (VIDEO) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com