Policia në Berat ka dhënë detaje në lidhje me gjetjen e mbetjeve kockore pranë varrezave të qytetit.
Sipas policisë, dyshohet se nuk kemi të bëjmë me ngjarje kriminale.
“Në varrezat e qytetit, punonjësit e varrezave të bashkisë, gjatë pastrimit anës rrugës hyrëse për në varreza, kanë gjetur një qese plastmasi transparente, të vjetër, brenda së cilës gjendeshin mbetje kockore humane.
Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme. Është krijuar grupi hetimor, janë plotësuar formularët për ekzaminimin e mbetjeve kockore në Institutin e Policisë Shkencore, dhe vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se nuk kemi të bëjmë me ngjarje kriminale”-thuhet në njoftimin e policisë.