Ndërsa kanë mbetur 13 kutitë e fundit për tu numëruar rezultati vijon të mbetet i pandryshuar, Partia Socialiste kryeson me 74 mandate, PD ka 43, LSI 19, PDIU 3 dhe PSD 1 mandat.
Për PDIU loja vazhdon të mbetet e hapur në Tiranë ku pret të kalojë pragun 3% që Idrizi të mund të jetë në Parlamentin e ardhshëm.
Deri në këto momonte numërimi është mbyllur në qarqet e Gjirokastrës, Kukësit, Vlorës, Fierit, Korçës, Dibrës, Lezhës, Elbasan, Durrës ndërsa numërimi vijon ende në Tiranë, Berat dhe Shkodër.