Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka i ftuar në emisionin “Frontline” në News24 deklaroi se partia e tij mbështet kandidatët e primareve.
Duka tha se PS nuk ka leverdi nga vendimi që ka marrë sot Ilirjan Celibashi.
Sipas tij, Celibashi nuk është ushtar i askujt, por se ka thënë vetëm atë që mendonte. “Aty ku kemi vota, do të mbështesim kandidatët e primareve. Ne kemi kandidatët më të mirë për Këshilltarë bashkiakë”, tha Duka.
Agron Duka vlerësoi se me vendimin e tij, Celibashi vetëm sa ka bashkuar frymën e bashkimit opozitar. Për të, më e mira për PD është bashkimi i Partisë Demokratike. “Unë nuk besoj se ka ndarje në PD, por vetëm persona që mendojnë ndryshe, janë parimorë në idetë e tyre secila palë”, u shpreh Duka.