Paraditen e sotme ka mbërritur në portin e Vlorës trupi i pajetë i Erjon Toros, shqiptari i cili humbi jetën në Itali nga tërmeti i fuqishëm.
Për ta pritur kishin dalë familjarë të viktimës, të cilët sëbashku me arkivolin u nisën drejt Fierit, ku edhe do të prehet trupi i pajetë.
Nga tërmeti bashkëshortja e tij ka humbur këmbët. Elsa Toro, vazhdon të jetë e shtruar në spitalin e Aquilas.
Të gjitha shpenzimet për kthimin në Shqipëri të trupit të pajetë të Erjon Toros që humbi jetën në Amatrice do të kryhen nga qeveria shqiptare.
Ndërsa në zonat e prekura nga tërmeti vazhdojnë ende operacionet e kërkimit të personave të zhdukur. Përveç vullnetarëve shqiptarë që po bashkëpunojnë me forcat e mbrojtjes civile në vend, familjet e emigrantëve që kanë mbetur pa strehë patën mbështetjen dhe ndihmën e bashkatdhetarëve.