Ka mbërritur në aeroportin e Rinasit trupi i pajetë i Florenc Beqirit, 23-vjeçarit që ndërroi jetë në spitalin e Marsejës me datë 22 dhjetor.
Duke u nisur nga rrethanat misterioze ku humbi jetën e polemikat e shumta që shkaktoi pas pretendimeve të familjarëve se Florenci nuk ka tentuar vetëvrasjen, por dikush ka dashur ta mbysë brenda kampit ku qëndronte, trupi i të riut i është nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore në Francë.
Zbardhja e ekspertizës do t’i jepte fund edhe rrethanave të dyshimta të dhe të bëhet publike nga spitali francez, ku Florenci qëndroi në koma për disa ditë.