• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbase edhe ne nuk jemi ‘mjaftueshëm’ shqiptarë!?

17:02 | 03/03/2023
në Opinion
0

Lexo edhe

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Rrëfimi i një polici

Nga Kim Mehmeti – Se Kryeministri i Shqipërisë nuk ndjehet përgjegjës për asgjë dhe se popullin e sheh si një turmë që duhet t’i shërbejë atij dihet dhe për këtë nuk kishte nevojë për dëshmi shtesë siç ishte interpelanca për çështjen “McGonigal”, gjatë së cilës ai e tha atë që donte dhe u largua nga Kuvendi duke ua bërë me dije deputetëve se nuk janë të denjë të debatojnë me të?!

Se ky Kryeministër, Shqipërinë e ndjen si kopsht të vetin të cilin mund ta kanabizojë e ta mbjellë me çka t’ia dojë qejfi, nuk e dëshmon vetëm rrënimi i ‘Teatrit Kombëtarë’, e as kullat që kanë shfytyruar Tiranën, por edhe pamundësia që mëmëdheun ta rimarrin në duar pronarët e vetëm të tij –shqiptarët, duke mos e lënë në duart e ‘Rilindësve’, të cilët janë duke e shndërruar vendin në gropë septike ku do derdhen ujërat e zeza të mafias ballkanike dhe evropiane.

Ka shumëçka që të çon të besosh se është e pamundur të ketë shqiptarë që ende nuk e kanë kuptuar se Kryeministri i sotëm i Shqipërisë nuk ndjehet rehat në lëkurën e shqiptarit dhe të vendit që drejton, gjë që atë e bënë të afërt me Beogradin a të largët me Prishtinën.

Pra ka mjaftueshëm të dhëna që të çojnë të besosh se shumica e shqiptarëve e kanë kuptuar se sa më shumë ‘pyllëzohet’ me kulla dhe ngjitet lartësive qiellore, aq më shumë Shqipëria shkëputet nga e vërteta e saj shqiptare dhe, sa më shumë ajo shfytyrohet me ngrehinat shumëkatëshe, aq më e thellë bëhet gropa e krimit ku ‘kalbet’ mëmëdheu ynë.

Por sidoqoftë, e çfarëdo që të themi për të, duhet pranuar se Kryeministri aktual i Shqipërisë ka arritur diçka të paimagjinueshme: shumë nga ne i bëri të mos jenë ‘mjaftueshëm’ shqiptarë, të turpërohen nga patriotizmi dhe atdhetaria si dhe, të mos u pengojë era e qelbur e plehut kriminal që ka mbuluar vendin, pleh që e ka bërë mëmëdheun të pabanueshëm për rininë shqiptare.

Pra, disa nga ne, ai i bëri të pandjeshëm ndaj fatit të Yllit tonë polar – Shqipërisë, si dhe, ndaj fatit ton kolektivë. E me çka, shumë nga ne, aq u verbëruam sa nuk a pamë se mëmëdheun tonë nuk janë duke e braktisur vetëm banorët e saj, por edhe guximi qytetar, edhe ndershmëria e krenaria kombëtare, se Shqipëria është katandisur udhës të bëhet atdhe i përshtatshëm vetëm për të ngjashmit me Kryeministrin e sotëm të saj – i të ‘pa brekëve’, i të ardhurve nga plazhet nudistë.

Po pra, dihet se Kryeministri i Shqipërisë, madhështinë e vet politike e ndërton duke e shikuar me përbuzje dhe me bisht të syrit vogëlsinë e çdo shqiptari që nuk pajtohet me të. Por ajo që nuk dihet ka të bëjë me ne që ende nuk e kemi kuptuar se ka ardhur koha kur nuk kemi pse merremi dhe pse i hidhërohemi Kryeministrit të Shqipërisë, por kur duhet t’ia japim një shkelmë bythëve vetvetes.

Të Lidhura

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

nga 27
17:05 | 09/03/2023
0

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë...

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

nga 27
21:01 | 08/03/2023
0

Nga Myslym Murrizi –  E Nderuar Zj Kim! Meqenese sot mora vesh qe ke levizur “ der” me “ der”...

Rrëfimi i një polici

Rrëfimi i një polici

nga 27
21:45 | 07/03/2023
0

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka...

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

nga 27
18:31 | 07/03/2023
0

Ditëlindja e 91-të e skenaristit të “Udha e shkronjave” Julika Prifti Befasia e një urimi Për 91 vjetorin e ditëlindjes...

Para
Ukraina dënon 12 vjet burg pilotin rus

Ukraina dënon 12 vjet burg pilotin rus

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Erzeni kërkon vazhdimësinë në kampionat –

Erzeni kërkon vazhdimësinë në kampionat –

14:17 | 24/03/2023
“T’i qasemi sfidës me seriozitet”/ Ramadani besimplotë për duelin ndaj Polonisë –

“T’i qasemi sfidës me seriozitet”/ Ramadani besimplotë për duelin ndaj Polonisë –

14:13 | 24/03/2023
Qëlloi me armë bashkëfshatarin, arrestohet 49 vjeçari në Dibër –

Qëlloi me armë bashkëfshatarin, arrestohet 49 vjeçari në Dibër –

14:09 | 24/03/2023

Shpërthimi i vullkanit gjigand tremb të gjithë ishullin –

14:07 | 24/03/2023
Sylvinho përgatitje top-secret për ndeshjen me Poloninë –

Sylvinho përgatitje top-secret për ndeshjen me Poloninë –

13:55 | 24/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Erzeni kërkon vazhdimësinë në kampionat –
  • “T’i qasemi sfidës me seriozitet”/ Ramadani besimplotë për duelin ndaj Polonisë –
  • Qëlloi me armë bashkëfshatarin, arrestohet 49 vjeçari në Dibër –
  • Shpërthimi i vullkanit gjigand tremb të gjithë ishullin –
  • Sylvinho përgatitje top-secret për ndeshjen me Poloninë –
  • Jori dhe Lorenci kalojnë natë bashkë në suitë, s’mungojnë ngacmimet –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Erzeni kërkon vazhdimësinë në kampionat –
  • “T’i qasemi sfidës me seriozitet”/ Ramadani besimplotë për duelin ndaj Polonisë –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com