Klevis Rreshka, 25-vjeçari i arrestuar për mashtrimin me vizat për Kanada nga kompania ANDE – LM në Tiranë, ka premtuar se me të lënë qelinë e paraburgimit do të merret personalisht që t’i kthejë paratë të gjithë personave që kanë aplikuar për punësim në Kanada.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Rreshka shkruan:
“Të nderuar miq për shkak të skandalit të kompanisë ANDLAN ndodhem në masë arresti 1 muaj burg. Sapo të lirohem do merrem personalisht me çështjen e anulimit të konferencës pak ditë më parë.
Personalisht do merrem edhe me çështjen e kthimit të parave. Faleminderit për durimin dhe mbështetjen”.
Bëhet fjalë për një koferencë të “Vision for National Development LLC”, organizatë ku ai vetë është president.
Klevis Rreshka u arrestua nga Policia e Tiranës, si pjesë e mashtrimit të rreth 60 personave që kanë denoncuar agjencinë në fjalë.
Por ai vetë ka mohuar të ketë qenë pjesë e kësaj skeme, ndërsa ka deklaruar se kompaninë ANDELM e ka blerë për vetëm 1 euro.
Ai kishte njohje me vajzën e pronares. Lule Makashi dhe vajza e saj Adeila u arrestuan në Kanada.
Vajza e saj po hetohet në gjendje të lirë, ndërsa Lule Makashi ndodhet në masë sigurie “arrest me burg”.
Nëpërmjet kompanisë ANDE- LM, Makash i premtonte personave të ndryshëm punësim dhe emigrim në Kanada, Australi apo vende të tjera, kundrejt një pagese që shkonte nga 18- 20 mijë euro.
Në total dëmi sipas policisë besohet se shkon në rreth 5 milionë euro.