Nga Besmir Lushaj
Nga takimi i ambasadorit të SHBA-ve Donald Lu me një përfaqësi të banorëve të Valbonës dhe Dragobisë.
Ambasadori shprehu shqetësimin dhe habinë e tij për faktin se punimet në Valbonë vijojnë ndërkohë që çeshtja është apeluar në Gjykatën e Apelit dhe drejtësia ende nuk është shprehur me një vendim të formës së prerë.
Shqetësimi iu bë i ditur edhe përfaqësuesit të Ministrisë së Energjetikës i thirrur pak minuta më vonë në takim.
Masakra mbi Valbonë ka tronditur çdo qenie të arsyeshme.
Zaret po lëvizin. Intelektualët e Tropojës, me përjashtime të vogla, nuk çlirohen dot nga garnizoni i servilizmit politik.
Mobilizimi popullor po i fundos këta dhe idhujt e tyre të fabrikuar. Historia mban gjithnjë shënime.
U be e qarte se Tropoja ka vetem intelektual kazani ose intelektual politik,po kesshtu mungon dhe deputeti,pershendes ambasadorin LU dhe gjithe kembngulsit e Valbones.