Masakra në shkollën e Teksas, autori nuk u sfidua nga asnjë roje i armatosur ja si ndodhi ngjarja – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Masakra në shkollën e Teksas, autori nuk u sfidua nga asnjë roje i armatosur ja si ndodhi ngjarja

07:47 | 27/05/2022
në Bota
0

Personi që ka kryer sulmin në një shkollë fillore të martën në Teksas, ka hyrë në ndërtesë pa u penguar nga askush, ka thënë policia. Zëdhënësi i Departamentit për Siguri Publike në Teksas, Viktor Escalon, ka thënë se asnjë roje e armatosur nuk e ka sfiduar sulmuesin adoleshent dhe ende nuk dihet nëse dera e shkollës ka qenë e mbyllur me çelës.

Escalon ka mbrojtur zyrtarët policorë pas rritjes së kritikave se ata janë vonuar për t’u përballur me sulmuesin. Mediat kanë cituar disa dëshmitarë të kenë thënë se policia ka hezituar të përballet me vrasësin brenda shkollës në Uvalde. Escalon ka thënë se raportimet fillestare që sulmuesi ka vrarë rojën, kanë qenë të pasakta. Ai ka thënë se zyrtarët kanë hyrë në shkollë katër minuta pas sulmuesi ka qenë aty.

“Ata nuk kanë hyrë menjëherë për shkak të plumbave.”

Read more

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

Ka kaluar gati një orë para se sulmuesi të vritej, përkatësisht pas arritjes së ekipeve taktike të Patrullës Kufitare të Shteteve të Bashkuara. Sulmuesi ka vrarë 19 nxënës dhe dy mësuese, si dhe ka plagosur të paktën 17 njerëz tjerë. Në rrjetet sociale janë publikuar disa video në të cilat dëgjohen familjarët duke lutur policinë që të hyjë në shkollë menjëherë.

Një baba, vajza e të cilit ka vdekur në sulm, ka thënë për agjencinë e lajmeve, Associated Press, se ai e ka menduar hyrjen në shkollë, për shkak të zemërimit ndaj përgjigjes së policisë. Një nënë i ka thënë të përditshmes Ëall Street Journal se për pak kohë i janë vënë prangat, duke u akuzuar se po pengon hetimin policor, pasi ajo bashkë me disa prindër tjerë, kanë kërkuar që të hyjnë në ndërtesë.

Escalon ka thënë se gjatë kohës sa policët kanë qenë jashtë shkollës, ata kanë kërkuar më shumë përforcime dhe “kanë evakuuar nxënësit dhe mësuesit”. Pasi ka përplasur kamionin afër shkollës, sulmuesi i armatosur ka shtënë me pushkë ndaj dy personave që kanë qenë duke dalë nga një shtëpi funerali. I dyshuari më pas ka kapërcyer një gardh dhe ka nisur sulmet në ndërtesën e shkollës, ka thënë Escalon.

Kur i është afruar hyrjes, “ai nuk është përballur me askënd”, ka thënë zyrtari policor. Sipas rregulloreve në qarkun Uvalde, autoritetet duhet të kenë zyrtarë që patrullojnë hyrjet, parkingjet dhe perimetrin e shkollës. Mësuesve u thuhet që të mbajnë dyert me çelës gjatë gjithë kohës.

“Ne do të tentojmë të mësojmë sa më shumë se pse dera nuk ka qenë e mbyllur. Ndoshta edhe ka qenë e mbyllur. Por tani duket se nuk ka qenë”.

Kongresisti nga Teksasi, Joaquin Castro, i ka nisur një letër drejtorit të Byrosë Federale të Hetimeve që agjentët të hetojnë se si i janë përgjigjur zyrtarët për zbatim të ligjit, sulmit teksa ka qenë duke ndodhur.

Zyrtarët kanë thënë se nuk e dinë ende sa plumba ka shkrepur adoleshenti gjatë sulmit, mirëpo një burim i ka thënë rrjetit CBS Neës se sulmuesi ka pasur 600 fishekë. Kjo sasi është më e madhe se dyfish në krahasim me plumbat që mbajnë ushtarët amerikanë, ka thënë ky burim, duke shtuar se sulmuesi është përgatitur për një betejë të gjatë me policinë.

Hetuesit nuk kanë gjetur të dhëna që sulmuesi ka pasur histori të sëmundjeve mendore apo të kaluar të dyshimtë. Ai ka blerë dy pushkë një javë para sulmit, pak pasi ka mbushur 18 vjet. Presidenti amerikan, Joe Biden dhe Zonja e Parë do të vizitojnë Uvalden të dielën, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë. Në shumë rajone të SHBA-së, studentët kanë protestuar kundër dhunës me armë nëpër shkolla.

Etiketa: boteTeksas

Të Lidhura

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

nga 27 ok
12:04 | 01/02/2025
0

"Washington Examiner", përmes një artikulli të gjatë, analizon se si administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës,...

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

nga 27 ok
15:37 | 30/01/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

nga 27 ok
20:31 | 20/01/2025
0

Donald Trump është betuar këtë të hënë (20 janar 2025) si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin...

Para
Eurovision bën njoftimin e rëndësishëm, reagon Ronela Hajati: Po, tani jam e frikësuar

Ronela thotë fjalët e fundit për Eurovizionin: Gjithçka që mora ishte…

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dimensionet shqetësuese të pastrimit të parave tek pasuritë e paluajtshme në Shqipëri –

Dimensionet shqetësuese të pastrimit të parave tek pasuritë e paluajtshme në Shqipëri –

17:32 | 25/12/2025
(VIDEO) Kaos nga përmbytjet në Greqi, uji arrin 1.5 metra dhe merr gjithçka përpara –

(VIDEO) Kaos nga përmbytjet në Greqi, uji arrin 1.5 metra dhe merr gjithçka përpara –

17:22 | 25/12/2025
Ukraina dhe Rusia bombardojnë njëra-tjetrën/ Nuk ndalen sulmet edhe në Krishtlindje –

Ukraina dhe Rusia bombardojnë njëra-tjetrën/ Nuk ndalen sulmet edhe në Krishtlindje –

17:16 | 25/12/2025
Greqia ndërpret furnizimin me naftë/ Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpall krizë energjetike –

Greqia ndërpret furnizimin me naftë/ Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpall krizë energjetike –

17:00 | 25/12/2025
Rritja e doganës për makinat e përdorura, ja si do të ndahen tarifat e reja –

Rritja e doganës për makinat e përdorura, ja si do të ndahen tarifat e reja –

16:46 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Dimensionet shqetësuese të pastrimit të parave tek pasuritë e paluajtshme në Shqipëri –
  • (VIDEO) Kaos nga përmbytjet në Greqi, uji arrin 1.5 metra dhe merr gjithçka përpara –
  • Ukraina dhe Rusia bombardojnë njëra-tjetrën/ Nuk ndalen sulmet edhe në Krishtlindje –
  • Greqia ndërpret furnizimin me naftë/ Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpall krizë energjetike –
  • Rritja e doganës për makinat e përdorura, ja si do të ndahen tarifat e reja –
  • Erdogan i dhuron Edi Ramës një avion qeveritar Airbus, me vlerë 11.9 milionë dollarë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dimensionet shqetësuese të pastrimit të parave tek pasuritë e paluajtshme në Shqipëri –
  • (VIDEO) Kaos nga përmbytjet në Greqi, uji arrin 1.5 metra dhe merr gjithçka përpara –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com