Masakra, Dan Hutra në Polici: Nuk pendohem, i vrava se desha! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Masakra, Dan Hutra në Polici: Nuk pendohem, i vrava se desha!

22:47 | 01/03/2023
në Uncategorized
0

Dan Hutra nuk ka shprehur pendesë për vrasjen e tre grave dhe plagosjen e tre të tjerave ditën e sotme në Tiranë.

Mësohet se para policisë Hutra ka thanë se vrasjet i ka bërë pasi ka dashur ti bëjë.

“Nuk jam penduar, i bëra se desha”-tha thënë Hutra.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Ngjarjet

I armatosur me thikë dhe armë zjarri, Dan Hutra lëvizte me makinë. Fillimisht shkoi në Astir. Atje plagosi me thikë 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi. Ishte vetë kjo e fundit e cila pranoi që ishte plagosur prej Hutrës. Për policinë, gruaja tha se me autorin e dyshuar kishte njohje të mëparshme. Këtë të mërkurë ai kishte shkuar në biznesin e saj për t’i kërkuar para, një veprim që sipas 40-vjeçares, e bënte herë pas herë. Sot Marjana refuzoi, ndaj dhe Hutra e plagosi me thikë.

Hutra nuk u ndal, por me makinë shkoi drejt Paskuqanit, aty ku jetonte ish-bashkëjetuesja e tij, me të cilën ka edhe një fëmijë të mitur. Aty kreu masakrën. Vrau 2 gra dhe plagosi 2 të tjera. Viktima janë Mevlute Hysa 30-vjeçe, motra e ish-bashkëjetueses së tij dhe Hasime Dafku 30-vjeçe, e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses. Të plagosura mbetën Elena Hysa, 35-vjeçe ish-bashkëjetuesja e autorit të dyshuar dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe, nëna e saj. Të dyja gratë ndodhen në spital dhe gjendja e tyre paraqitet e stabilizuar.

Pasi u largua nga shtëpia e familjes Hysa, Dan Hutra u nis drejt objektivit të radhës. Shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit. Ai e ekzekutoi 31-vjeçaren në oborrin e shtëpisë dhe u largua po me makinë. Të renë dyshohet se e vrau për t’u hakmarrë ndaj vëllai të saj, me të cilin kishte pasur konflikt në burg. Etleva Kurti është motra e Vladimir Kurtit, i dënuar përjetë për vrasjen e një çifti në Kamzë disa vite më parë.

Me një skedë të pasur kriminale, Dan Hutra krimin e parë e bëri kush ishte 20 vjeç. Në atë kohë mbajti peng nënën e kunatës së tij dhe përdhunoi kunatën tjetër, krime për të cilat u dënuar vetëm me 3 vjet burg.

Pasi doli nga burgu u fejua me një vajzë 22-vjeçare, të cilën e vrau në Dhjetor të 2007. Dafina Havalja u vra në shtëpinë ku bashkëjetonte me Hutrën, në Tiranë. Dyshonte se e tradhtonte, e për këtë arsye e vrau të renë duke e goditur me thikë në zemër. Për këtë ngjarje të rëndë u dënuar me 24 vjet, por duke qenë se gjykata pranoi gjykimin e shkurtuar, ai qëndroi në burg vetëm 16 vjet.

Në burg u rikthye më 16 Qershor të vitit të shkuar, për dhunë në familje. Do të kishte qenë ende në burg, nëse ish-bashkëshortja e tij Elena Hysa, e cila mbeti e plagosur këtë të mërkurë në masakrën që ndodhi në familjen e saj, nuk do të kishte tërhequr kallëzimin. Me Elenën kishte pasur konflikte të vazhdueshme, pasi i kërkonte asaj një shumë parash që pretendonte se i kishte shpenzuar më parë me të. Mbetet e paqartë përse e tërhoqi kallëzimin 35-vjeçarja Hysa.

The post Masakra, Dan Hutra në Polici: Nuk pendohem, i vrava se desha! appeared first on 27.

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Si shpëtoi nëna e Vladimir Kurtit kur iu vra vajza? –

Si shpëtoi nëna e Vladimir Kurtit kur iu vra vajza? -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Duhet t’a nisim nga vetja –

Deklaruan se janë të Guardia Di Finanza-s –

21:48 | 08/12/2025
Nuk zgjedh sanksionet si mjetin e parë –

Nuk zgjedh sanksionet si mjetin e parë –

21:36 | 08/12/2025
S’ka asgjë të keqe me ambicien. Qëllimi im është që PD të fitojë –

S’ka asgjë të keqe me ambicien. Qëllimi im është që PD të fitojë –

20:38 | 08/12/2025
Zelensky, Macron, Starmer dhe Merz zhvillojnë takim në Londër –

Zelensky, Macron, Starmer dhe Merz zhvillojnë takim në Londër –

20:10 | 08/12/2025
Të përgatitemi për protestat e fuqishme! –

Të përgatitemi për protestat e fuqishme! –

19:32 | 08/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Deklaruan se janë të Guardia Di Finanza-s –
  • Nuk zgjedh sanksionet si mjetin e parë –
  • S’ka asgjë të keqe me ambicien. Qëllimi im është që PD të fitojë –
  • Zelensky, Macron, Starmer dhe Merz zhvillojnë takim në Londër –
  • Të përgatitemi për protestat e fuqishme! –
  • Duhet të bëhemi bashkë… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Deklaruan se janë të Guardia Di Finanza-s –
  • Nuk zgjedh sanksionet si mjetin e parë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com