Masakër e vërtetë në Malin e Tomorrit, ia morën me dhunë popullit dhe e kthyen në çiflig – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Masakër e vërtetë në Malin e Tomorrit, ia morën me dhunë popullit dhe e kthyen në çiflig

11:32 | 24/08/2017
në Shqiperi
0

Nga Idajet Beqiri

 

Kishim vite pa e parë Tomorricën, këtë Krahinë nga më të mëdhat e Skraparit, me një histori fantastike, me kontribute tepër të mëdha në të mirë të Shqipërisë. Krahinë që ka nxjerrë figura të shquara kombëtare, krahinë e kulturës dhe traditave të shkëlqyera…

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

 

Mali i Tomorrit, kjo pasuri nga më të çmuarat e vendit, e shpallur si Zonë e Mbrojtur nga shteti, për shkak të vlerave të mëdha që bart, ekologjike po dhe po, por edhe vlera të pallogaritshme historike, si Mal i Dodonës Pellazgjike dhe i Abas e Aliut, vazhdon të masakrohet prej babëzitjes kriminale të një grushti njerëzish me pushtet të lartë, të cilët kanë futur në të gjitha faqet e Malit hordhitë indiane dhe po i rrëmbejnë mermerin që ai ka brenda.

 

Miliona euro po i përvetësohen shqiptarëve në përgjithësi dhe Tomorricarëve në veçanti prej disa barkshaptorëve të pangopura, të cilët e kthyen Malin e Tomorrit në çifligun e tyre, duke ia përvetësuar me dhunë popullit.


Dhe në saj të kësaj veprimtarie kriminale dhe të kësaj masakre ekologjike Tomorrica ka mbetur pa ujin e florinjtë që kishte për popullin, bagëtinë, bujqësinë dhe frutikulturën, sepse është prishur struktura e rezervuarëve burimëmbajtës, të cilat furnizonin me ujë burimi gjatë gjithë periudhës vjetore, thuajse gjysmën e fshatrave të Skraparit, nga të gjitha faqet e Malit.

 

Për shkak të prishjes së strukturës së Malit me gërmime, me mina e me makineri të rënda, ujë i shiut dhe bora që shkrinë, nuk krijojnë më xhepa burimore rezervuarësh për të mbajtur konstant furnizimin e burimeve të ujit, por ikin rrufe posht në lumin e Tomorricës dhe derdhen në det! Çezmat e Tomorricës janë tharë. Populli i krahinës duke mbetur pa ujin e bekuar që kishin, mbetën edhe pa bagëti, pa bujqësi, pa frutikulturë, pa jetë! 


Ajo që e bën më dramatike gjendjen është rruga automobilistike që lidh fshatrat e Tomorricës me qëndrën e Bashkisë Skrapar. Në kohën e Zogut dhe më pas gjatë periudhës së komunizmit, kjo rrugë ka qënë si dita me natën nga të qenurit e saj katastrofë sot.

 

Kriminelët shqiptarë dhe pushtuesit indian që përvetësojnë mermerin e Tomorrit, në vënd që fitimin e vëtëm një muaj ta investojnë për ndërtimin e rrugës Çorovodë-Gjerbës, me makineritë e rënda dhe inertet që krijojnë, e kanë kthyer këtë rrugë si në mesjetë, duke e bërë të gjithë Zonën e Tomorricës të pabanueshme. Vëtëm një shëmbull: Nga 240 familje që ka patur fshati i Zaloshnjes, vetëm 30 familje kanë mbetur sot! Edhe më dramatike është gjendja në të gjitha fshatrat e tjera të Tomorricës!


Populli i Tomorricës, ata që jetojnë në mesjetën e atjeshme, por edhe të larguarit nga halli i madh që u krijoi dhe u krijon shteti i tyre duke i mbuluar me varfëri, ashtu siç u theksua edhe në Kuvendin e brezave të Zaloshnjes në 20 gusht 2017, presin shumë dhe shpejt nga Qeveria Rama 2 që të ndali masakrën mbi Malin e Tomorrit, t’ia kthejë atë popullit të Tomorricës dhe të gjithë Shqipërisë, t’u heqi monopolin atyre pak pushtetarëve kriminel të cilët kanë vite që përfitojnë miliona euro prej kësaj masakre dhe të largojnë pushtuesit grabitqarë nga Mali i Tomorrit. 


Nëse kjo situatë kriminale nuk ndalet nga Qeveria Rama, populli i Tomorricës, e ka të drejtën me pashë që të vërë në veprim përvojën historike trimërore në mbrojtjen e supervlerës kombëtare të Malit të Tomorrit. Përmes fotove shikoni si ka qënë dhe si është katandisur Mali i Tomorrit!

Etiketa: malimasakerqeveria RamaSkrapartomorrtomorrica

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Rama zbulon kur formohet qeveria e re. Bushati ikën nga Diplomacia?

Rama zbulon kur formohet qeveria e re. Bushati ikën nga Diplomacia?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:04 | 21/02/2026
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

20:24 | 21/02/2026
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –

19:54 | 21/02/2026
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –

15:31 | 21/02/2026
Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

15:17 | 21/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!
  • Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –
  • ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –
  • Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –
  • Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –
  • Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!
  • Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com