Klerikë dhe qytetarë shkodranë marshuan në pedonale kundër krimit që ka përfshirë Shkodrën.
Me parulla në duar “Kultura e Shkodrës është më fortë se plumbat e drogës”, qytetarët kanë marshuar paqësisht. Në marshim, krahas qytetarëve të shumtë kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të komuniteteve fetare.
Mesazhi i Arqipeshkvit të Shkodrës, Imzot Angelo Massafra ishte që të bëjmë mirë dhe kurrë mos bëjmë keq.
Në dy muajt e fundit kanë ndodhur 6 vrasje dhe dy rrëmbime.