Imazhe të rralla vijnë përmes këtij materiali filmik, ku na shfaqen malësorë shqiptarë duke zbritur nga një tren në Itali. Në përshkrimin që i bëhet videos, sqarohet se në grupin e burrave është edhe Prek Cali, patrioti shqiptar i Malësisë së Madhe, i cili quhej ndryshe, legjenda e Kelmendit. Autori i videos është tërhequr nga pamja e rrallë e kostumeve shqiptare dhe i ka xhiruar një nga një burrat e gratë shqiptare që zbrisnin nga treni. Bëhet fjalë për vitin 1932! Video është publikuar nga Dardania Sacra.
https://www.facebook.com/DardaniaSacra.2015/videos/1556725624652389/