• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Marrëveshja Rama-Basha dhe dështimi i zhurmshëm i pluralizmit shqiptar

11:01 | 24/05/2017
në Opinion
0

Nga Skënder Minxhozi

Marrëveshja Rama-Basha ka krijuar pështjellim dhe zhurmë në të gjithë ambjentin politik e mediatik të Tiranës. Ajo i dha jo vetëm fund protestës tremujore të opozitës në Çadrën e bulevardit, por hodhi edhe gurët e parë të themelit të diçkaje që shumëkush po përpiqet ta shquajë pas mjegullës elektorale të 25 qershorit.

Lexo edhe

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Rrëfimi i një polici

Qëndron këtu ndoshta, aspekti më kurioz e interesant i një akordi mes dy palësh ekstremisht armiqësore gjatë gjithë historisë tonë politike. Jo vetëm shbllokimi i vetting-ut, por edhe reformat zgjedhore e kushtetuese të planifikuara pas shtatorit, kur të mblidhet Parlamenti i ri, përbëjnë një listë risish, rreth të cilave kanë nisur hamendësimet ende pa nisur mirë fushata elektorale.

Çfarë raporti do të kenë mes tyre PS e PD pas zgjedhjeve? A do të vijojë marrëveshja edhe pas sqarimit të rebusit elektoral dhe ndarjes së tortës së pushtetit? A ka Rama dëshirë të bashkëqeverisë me Bashën dhe a ka ky i fundit vullnet dhe mundësi (por edhe tagër politik), që të bashkojë mandatet e tij për një rrugëtim më të gjatë sesa një fushatë elektorale? Çfarë mendon ish-kryeministri Berisha për këtë akord programor afatgjatë, për nevojën e të cilit pati folur vetë javë më parë, gjatë një interviste për Ilva Taren? Po partitë e vogla si mund ta pengojnë defaktorizimin që solli me vete marrëveshja e dy partive të mëdha dhe sa do të jenë lojtarë kyç edhe për katër vitet e ardhshme?

Këto kalkulime janë tashmë buka e përditshme e politikanëve, komentatorëve politikë dhe pak a shumë e të gjithë shqiptarëve të interesuar për teatrin politik. Dhe opinionet janë, siç pritej, të ndara. Një pjesë e opinionit publik sheh tek marrëveshja një shanc të mirë për një bashkëqeverisje mes PS e PD, të paktën derisa vendi të ketë hapur negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Kurse pjesa tjetër, ajo më skeptikja, e sheh marrëveshjen si një pazar të radhës, i cili do të sabotojë me “opiumin” e vet gjithëpërfshirës, thelbin e vetë pluralizmit politik që konsiston, sipas mbrojtësve të kësaj teze, tek përplasja e ideve dhe tek qeverisja, e cila ka përballë një opozitë të fortë e të organizuar.

Pa u rreshtuar pro apo kundër diçkaje, e cila ende nuk dihet nëse do të egzistojë ndonjëherë, e që nuk ka ende, për pasojë, as formë, as emër, as identitet, është rasti të bëjmë një analizë retrospektive të modelit politik që na ka sjellë deri në kufinjtë e 30 vjeçarit të parë, pas rënies së komunizmit.

Shqipëria ka, që prej vitit të largët 1991, një sistem politik pluralist. Që nga zgjedhjet e atij marsi, Kuvendi i Shqipërisë njeh dy palë të konturuara mirë në llogore ideologjish e interesash partiake: të majtën dhe të djathtën. Mes tyre kanë gjalluar kohë pas kohe një listë e lëvizshme partish të vogla, të cilat kanë qenë garnitura pluraliste e dy forcave të mëdha, PS e PD. Ajo që kemi parë të konsumohet këto dy dekada e gjysëm, në emër të pluralizmit politik dhe të sistemit shumëpartiak, ka qenë pak a shumë një karikaturë e të dyjave: edhe e pluralizmit politik, edhe e sistemit me shumë parti. Me kalimin e viteve kanë triumfuar rregullisht tensioni politik ekstrem, interesat ekonomike klanore, korrupsioni dhe padija. Në emër të një ideali të lartë, siç është shoqëria e hapur e demokratike, kemi ndërtuar me duart tona një sistem të kalbur dhe totalisht inefiçient.

Në emër të të drejtës sistemike për të pasur dy palë, njërën në qeverisje e tjetrën në opozitë, çka ka gjeneruar një luftë politike me temperaturë të lartë dhe pa asnjë princip, ky vend ka parë një zinxhir të gjatë dramash e pse jo, edhe tragjedish në momente të caktuara, të cilat e kanë marrë që të gjitha zanafillën tek parimi i kundërvënies së natyrshme mes palëve.

Ata që sot tremben për rrëshqitjen e Shqipërisë në një model që i ngjan të shkuarës njëpartiake, duhet të bëjnë fillimisht bilancin e të tashmes “shumëpartiake”. Ky sistem shumëpartish ka prodhuar me duart e tij drama ligjore, si ajo e pronave, ka shkatërruar ekonominë me privatizimet e frymëzuara nga idiotët elokuentë me diploma dhe gjuhë të huaja, ka shpërndarë armë në duart e një ane, për të luftuar anën tjetër, ka shkretuar ambjentin duke sheshuar pyje, fusha, rrethina qytetesh, bregun e detit dhe majën e malit, ka pjellë formula të tilla të përbindshme si piramidat, përfshirë edhe atë që erdhi pas rënies së tyre të zhurmshme në ‘97-‘98, ka tentuar të shesë copa territori shtetëror ditën për diell, ka vrarë njerëz në dyert e selisë së qeverisë, ka futur në parlament deputetë pa asnjë gram tru, por me pesë-gjashtë emra, ka krijuar një minotaur të shfytyruar ku nuk dallohet mirë ku fillon politika e ku mbaron kapja nga interesat e pista të biznesit – shkurt, ky sistem legal “me shumë parti”, ka qenë një platformë kombëtare e shfrimit të instikteve tona më të ulëta si popull dhe bankoprova se nuk dimë të ndërtojmë shtet normal.

Në 25 vjet ditëm të ngrejmë një industri skrapi (domethënë rrangullash), por jo një bujqësi të zhvilluar, ditëm të trafikojmë armë, por jo të ndërtojmë qoftë edhe një fabrikë reçelrash, shkatërruam ç’kishte lënë pas komunizmi, por nuk ditëm t’i vendosim përballë asaj trashëgimie, modelet tona të shekullit të XXI. Republika shqiptare e ngrefosjes prodhoi llogje me shumicë dhe punë me pakicë.

Në këtë truall të vjetër plot rrënoja tragjike dhe iluzione rozë të mbetura rrugës, të trembesh sepse palët e mëdha (kupto, shkaktaret e mëdha) të dramës 25 vjeçare, vendosin eventualisht të bashkëqeverisin për një copë rruge, është krejtësisht jologjike dhe e pajustifikuar. Nuk mund të anatemojmë diçka të re, që nuk e dimë ku do të na çojë, duke përdorur argumentat e “diçkasë” së vjetër, që na ka lidhur këmbët prej 25 vjetësh, duke na lënë në mes të askundit.

Shqipëria është sot e gjithë ditën një shoqëri e traumatizuar që ka nevojë për një akt të madh paqeje sociale. Tek ne, ashtu siç nuk ndodh askund përreth, sa herë që ka zgjedhje duket sikur do të shqyhet në dysh peisazhi politik, ekonomik e social i vendit, sikur do të plasë lufta e sikur do të shemben mure, shtëpi, rrugë e qytete të tëra.

Kjo situatë lufte permanente po lodh psikologjikisht breza të tërë shqiptarësh, të cilët lindin e rriten me emrat e liderëve politikë në gojë dhe me batutat e parlamentit të radhës, që konsumohen gjatë gjithë javës nëpër lokale e zyra. Nuk dihet, nëse një bashkëqeverisje pas 25 qershorit është rruga e vetme për të dalë nga ky tunel dhune verbale, politike, ekonomike e sociale. Ajo që dihet është se po jetojmë brenda mureve të një sistemi të dështuar nga rrënjët. Të një sistemi, i cili po funksionon aq keq, saqë duket e pamundur të konkurojë sot me çfarëdo formule që do t’i vinim përballë. Përfshirë atë të një qeverie me dy koka: njëra e Edi Ramës, e tjetra e Bashë-Berishës.

/javanews.al/

Etiketa: dështimii zhurmshëmidiotët elokuentëMarrëveshja Rama-Basha dhe dështimi i zhurmshëm i pluralizmit shqiptarminotaurpluralizmiRama-BashareçelrrangullaSkënder Minxhozi

Të Lidhura

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

nga 27
17:05 | 09/03/2023
0

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë...

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

nga 27
21:01 | 08/03/2023
0

Nga Myslym Murrizi –  E Nderuar Zj Kim! Meqenese sot mora vesh qe ke levizur “ der” me “ der”...

Rrëfimi i një polici

Rrëfimi i një polici

nga 27
21:45 | 07/03/2023
0

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka...

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

nga 27
18:31 | 07/03/2023
0

Ditëlindja e 91-të e skenaristit të “Udha e shkronjave” Julika Prifti Befasia e një urimi Për 91 vjetorin e ditëlindjes...

Para
Vlorë, sekuestrohen 932 kilogramë kanabis të fshehura në furgon

Vlorë, sekuestrohen 932 kilogramë kanabis të fshehura në furgon

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shenjat më të favorizuara –

“Muaj i mbarë”, astrologu bën parashikimin e Prillit çdo shenjë –

17:21 | 31/03/2023
‘Fsheh vëllanë kriminel’, Alibeaj i kthen përgjigje Berishës –

‘Fsheh vëllanë kriminel’, Alibeaj i kthen përgjigje Berishës –

17:15 | 31/03/2023
A do të ketë reshje? Ja parashikimi i motit për sot

Moti për fundjavën, priten reshje shiu dhe vranësira –

17:09 | 31/03/2023
Kolela: Nuk më intereson aspak se çfarë thonë të tjerët… –

Kolela: Nuk më intereson aspak se çfarë thonë të tjerët… –

16:59 | 31/03/2023
lajmi fundit

U hodh nga kati i katërt i spitalit, ndërron jetë pacienti

16:55 | 31/03/2023

Më Të Lexuarat

  • “Muaj i mbarë”, astrologu bën parashikimin e Prillit çdo shenjë –
  • ‘Fsheh vëllanë kriminel’, Alibeaj i kthen përgjigje Berishës –
  • Moti për fundjavën, priten reshje shiu dhe vranësira –
  • Kolela: Nuk më intereson aspak se çfarë thonë të tjerët… –
  • U hodh nga kati i katërt i spitalit, ndërron jetë pacienti
  • Ministria e Brendshme po manipulon listat e zgjedhësve –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Muaj i mbarë”, astrologu bën parashikimin e Prillit çdo shenjë –
  • ‘Fsheh vëllanë kriminel’, Alibeaj i kthen përgjigje Berishës –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com