Marrëveshja Prishtinë-Beograd, këshilltari i DASH viziton Kosovën – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Marrëveshja Prishtinë-Beograd, këshilltari i DASH viziton Kosovën –

08:51 | 11/01/2023
në Kosove Rajon
0

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Diplomatët amerikanë dhe evropianë po vizitojnë këto ditë një pas një Kosovën dhe Serbinë në përpjekje që të dyja vendet të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Në këtë angazhim është përfshirë edhe NATO.

Ky vit ka filluar me një dinamikë të shtuar rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe vizita të njëpasnjëshme të diplomatëve perëndimorë të  angazhuar drejtpërdrejt në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Të mërkurën në Kosovë qëndron këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili po ashtu do të vizitojë edhe Beogradin.

Në Kosovë siҫ njofton Departamenti Amerikan i Shtetit, Chollet takon “zyrtarët e lartë qeveritarë, liderët e tjerë politikë dhe shoqërinë civile, për të diskutuar përpjekjet e SHBA-së për të ndihmuar avancimin e integrimeve Euro-Atlantike për Kosovën.

Këtu përfshihet edhe angazhimi nëpërmjet dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja për të arritur marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të fokusuar në njohjen e ndërsjellë”, thuhet në njoftim. Më 12 janar, këshilltari Chollet do të udhëtojë në Beograd, “ku do të diskutojë rreth rolit të Serbisë për përforcimin e paqes dhe sigurisë rajonale dhe angazhimin e saj të vazhdueshëm në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”.

Kurti: Serbia ka refuzuar planin franko-gjerman

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, këtë vizitë të zyrtarit të lartë amerikan e sheh shumë të rëndësishme, sepse sipas tij “vjen në një moment të rëndësishëm kur po afrohet njëvjetori i invazionit rus në Ukrainë”. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë edhe partnerë edhe aleatët tonë andaj ne do të bashkëpunojmë ngushtë në mënyrë që të bëhet normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, por duhet ta kuptojmë që kemi një Serbi gjithnjë e më abnormale, pra ndërkohë që ne dëshirojmë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, ky vit që posa lamë pas është vit i abnormalizimit të mëtutjeshëm me Serbinë”, tha kryeministri Kurti pas një takimi me kryetarët e komunave të Kosovës.Për Daҫiq thelbi i planit franko-gjerman është i papranueshëm për Serbinë

Kurti ka theksuar se Serbia e ka refuzuar planin franko-gjerman, ndërsa Qeveria e Kosovës e ka konsideruar atë si bazë të mirë për diskutim. “Planin e Bashkimit Evropian të mbështetur nga Franca, Gjermania dhe Shtetet Bashkuara të Amerikës, e kemi konsideruar si bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme ndërkohë që Serbia e ka refuzuar atë në mbledhjen e këshillit nacional të sigurisë të mbajtur në Beograd më 27 tetor të vitit 2022, konkluzion unanim i refuzimit të këtij propozimi që u bë publik nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Daҫiq”, tha kryeministri Kurti. Po ashtu Ivica Daҫiq në nëntor të vitit të shkuar ka theksuar, se “thelbi i planit franko-gjerman është i papranueshëm për Serbinë, pasi  plani nis me faktin që Kosova është e pavarur”.

Takim tre palësh për Kosovën

Zhvillimet në veri të Kosovës në fundvitin e shkuar rritën shqetësimin ndërkombëtar. Në fillim të kësaj jave në një takim trepalësh mes të dërguarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak me zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Gjeneralin Mirҫea Geoana dhe me emisarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar u diskutua për situatën në Kosovë dhe për dialogun Kosovë-Serbi.  “Diskutuam zhvillimet e fundit në dialog, duke përfshirë veriun e Kosovës, bashkëpunimin BE-SHBA-NATO dhe rrugën përpara. Mirënjohës për mundësinë për të adresuar gjithashtu bashkërisht çështjet në NATO”, shkroi Lajçak në Twitter. Nga zyra për informim e NATO-s ndërkaq, u tha se takimi i tyre ishte pjesë e konsultimeve të rregullta për situatën në Kosovë dhe zhvillimet në rajonin e gjerë të Ballkanit Perëndimor. Zëvendës sekretari i Përgjithshëm, Mirҫea Geoana, nga ana e tij, e nënvizoi mbështetjen kryesore të ofruar nga misioni i KFOR-it të udhëhequr nga NATO dhe misioni EULEX i udhëhequr nga BE-ja në largimin e barrikadave, të cilat kanë ndihmuar në rivendosjen e plotë të lirisë së lëvizjes në mbarë Kosovën.

“KFOR-i mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe ka aftësinë dhe personelin për të vazhduar zbatimin e mandatit të tij të OKB-së, plotësisht dhe në baza ditore, për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Kjo i kontribuon sigurisë në Kosovë dhe stabilitetit në të gjithë rajonin. NATO gjithashtu vazhdon të mbështesë dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si platforma kryesore për të ndërtuar paqen dhe sigurinë e qëndrueshme në të gjithë rajonin-dhe të gjitha përpjekjet që synojnë avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftimin e NATO-s.

Të dialogohet për planin franko-gjerman

Po si  e shohin analistët politikë këtë angazhim të shtuar amerikan dhe evropian rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe përpjekjeve për të arritur një marrëveshje?  Blerim Burjani, njohës i zhvillimeve politike i tha DW-së se interesimi i shtuar i diplomatëve  perendimorë ka të bëjë me gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë në dialogun Kosovë-Serbi. “Mendoj se do të angazhohen përfundimisht që në një kohë sa më të shpejtë të arrijnë marrëveshjen përfundimtare. Nuk ka nevojë më të flitet  për ҫështje teknike. Më së miri është të dialogohet për një pako përfundimtare të marrëveshjes, pra, mos të filloj dialogu për Asociacionin e Komunave Serbe, që mendoj se e bllokon marrëveshjen përfundimtare. Pra, më korrekt, më mirë dhe e duhur do të ishte të dialogohet për dokumentin franko-gjerman”, tha Burjani.

Sipas tij, Serbia vazhdimisht do të ikë nga ky plan, për faktin që nuk vlerëson se ky plan i plotëson kërkesat e tyre. “Gjithmonë Serbia sa  herë që shkon në dialog, e mendon statusin territorial, por, jo normalizimin, për këtë arsye më parë është e interesuar për Asociacionin e Komunave, sesa për të tjerat.” Sipas Burjanit, Kurti nuk mund të pranojë asociacion puro etnik, sepse, herët e vonë mund të hapet mundësia për ndarje territoriale. Por situata është kritike për kryeministrin Kurti dhe kërkesën e bashkësisë ndërkombëtare që Kosova duhet të nisë bisedimet për themelimin e Asociacionit, thekson Burjani për DW. Si Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë bërë të qartë, se presin angazhim të fuqishëm nga Kosova e Serbia për arritjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe afatgjatë mes dy vendeve. Aktualisht, në tavolinë është propozimi “franko-gjerman”, për arritjen e një marrëveshjeje mes të dy palëve dhe këshilltarët e presidentit francez dhe kancelarit gjerman, që sollën planin në Prishtinë dhe Beograd, sërish gjatë janarit do ta vizitojnë Kosovën e Serbinë./DW/

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

nga 27 ok
09:44 | 24/09/2024
0

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

nga 27
13:12 | 12/03/2024
0

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Para
Kthyen qendrën e masazheve në fole prostitucioni,arrestohen 2 vajza –

Kthyen qendrën e masazheve në fole prostitucioni,arrestohen 2 vajza -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rrëshqitja e dherave paralizon qarkullimin dhe izolon familjet në fshatin Cernaleva të Kukësit –

Rrëshqitja e dherave paralizon qarkullimin dhe izolon familjet në fshatin Cernaleva të Kukësit –

09:40 | 16/01/2026
Kuçova në kushte të mjerueshme! Maliqi: Boll u tallën me shqiptarët, t’u japim shkelmin këtyre hajdutëve

Kuçova në kushte të mjerueshme! Maliqi: Boll u tallën me shqiptarët, t’u japim shkelmin këtyre hajdutëve

09:24 | 16/01/2026
Mbledhja maratonë e Grupit Parlamentar të PS, çfarë pritet të diskutohet –

Mbledhja maratonë e Grupit Parlamentar të PS, çfarë pritet të diskutohet –

09:14 | 16/01/2026
Skandal me paratë e qytetarëve! 92 milionë euro të harxhuara për një incenerator që s’u ndërtua kurrë –

Skandal me paratë e qytetarëve! 92 milionë euro të harxhuara për një incenerator që s’u ndërtua kurrë –

08:38 | 16/01/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 16 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:28 | 16/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Rrëshqitja e dherave paralizon qarkullimin dhe izolon familjet në fshatin Cernaleva të Kukësit –
  • Kuçova në kushte të mjerueshme! Maliqi: Boll u tallën me shqiptarët, t’u japim shkelmin këtyre hajdutëve
  • Mbledhja maratonë e Grupit Parlamentar të PS, çfarë pritet të diskutohet –
  • Skandal me paratë e qytetarëve! 92 milionë euro të harxhuara për një incenerator që s’u ndërtua kurrë –
  • Këmbimi valutor 16 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Aksident i rëndë në Durrës! X5 “fluturoi” nga ‘Ura e Dajlanit’, humb jetën 18-vjeçarja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rrëshqitja e dherave paralizon qarkullimin dhe izolon familjet në fshatin Cernaleva të Kukësit –
  • Kuçova në kushte të mjerueshme! Maliqi: Boll u tallën me shqiptarët, t’u japim shkelmin këtyre hajdutëve

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com