“Marrëveshja me Serbinë të finalizohet me njohje reciproke” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Marrëveshja me Serbinë të finalizohet me njohje reciproke”

22:34 | 19/12/2022
në Kosove Rajon
0

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se marrëveshja finale me Serbinë duhet të ketë në qendër njohjen e ndërsjellët dhe duhet të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial, rendin kushtetues dhe funksionalitetin institucional  të Republikës së Kosovës.

Ajo këto komente i bëri në Konferencën e 6-të të ambasadorëve, organizuar sonte nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Fjalimi

Në fjalën e saj në hapje të konferencës, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se gjatë tri ditëve të ardhshme të punës do të bisedojnë edhe për qasjen e re që ka Kosova ndaj mërgatës së saj dhe përfshirjes së saj në zhvillimet shoqërore e politike dhe ekonomike të vendit.

“Është sonte një natë që i paraprin tre ditëve të punës gjatë së cilës do të bisedojmë me ambasadorët rreth politikës së jashtme, ndryshimeve që kanë ndodhur në vendin tonë, por edhe në shërbimin e jashtëm, rreth misionit i cili është një privilegj ndoshta më i madhi në këtë Republikë që të jesh ambasador i këtij vendi dhe të përfaqësosh interesat e tij”, ka thënë ajo.

Diskutimet

Ndërsa, presidentja Vjosa Osmani tha se konferenca të tilla vjetore të ambasadorëve shërbejnë për të pasur diskutim të hapur mbi politikën tonë të jashtme, të arriturat dhe sfidat me të cilat ballafaqohet politika e jonë e jashtme.

Fjala e presidentes

“Politika jonë e jashtme duhet të jetë çdo herë në interes të shtetit dhe qytetarëve të saj dhe bazuar në promovimin e vlerave euroatlantike dhe ndërtimin e partneritetit me shtete nga kontinente të ndryshme dhe thellimin e aleancave me partnerët tanë tradicionalë strategjikë, andaj kjo konferencë duhet të na mundësojë përmes diskutimeve dhe analizave të arrijmë tek i njëjti kuptim i mjedisit që ndikon në politikën tonë të jashtme, qartësim të synimeve strategjike të kësaj politike, si dhe të bëjmë identifikimin e fushave dhe praktikave më të mira me të cilat duhet të përmirësohemi. Ju si diplomatë të Republikës së Kosovës jeni pasqyra dhe dritarja e Kosovës jashtë vendit dhe në njërën anë me veprimet tuaja duhet të pasqyroni vlerat themeltare të Republikës së Kosovës të lidhura me demokracinë, diversitetin etnik e kulturor, shpirtin inovativ e ndërmarrës të qytetarëve tanë dhe në anën tjetër jeni dritarja përmes së cilës komunikoni dhe ndërtoni ura bashkëpunimi”, ka thënë Osmani.

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

nga 27 ok
09:44 | 24/09/2024
0

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

nga 27
13:12 | 12/03/2024
0

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Para
Po afrojnë Krishtlindjet, dhuratat më të mira që mund të bëni –

Po afrojnë Krishtlindjet, dhuratat më të mira që mund të bëni -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Alonso drejt shkarkimit, City përmbys Realin, PSG ndalet në Spanjë, Juventus nuk gabon, Arsenal vazhdon fitoret –

Alonso drejt shkarkimit, City përmbys Realin, PSG ndalet në Spanjë, Juventus nuk gabon, Arsenal vazhdon fitoret –

23:10 | 10/12/2025
Kur flet drejtësia të tjerët heshtin –

Kur flet drejtësia të tjerët heshtin –

22:48 | 10/12/2025
Zhbllokohet Ajax, holandezët marrin 3 pikët e para me Qarabag –

Zhbllokohet Ajax, holandezët marrin 3 pikët e para me Qarabag –

22:22 | 10/12/2025
Përmbyset avantazhi në Madrid, Haaland shënon nga penalltia –

Përmbyset avantazhi në Madrid, Haaland shënon nga penalltia –

22:02 | 10/12/2025
KPA konfirmon shkarkimin e prokurorit Basha –

KPA konfirmon shkarkimin e prokurorit Basha –

21:24 | 10/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Alonso drejt shkarkimit, City përmbys Realin, PSG ndalet në Spanjë, Juventus nuk gabon, Arsenal vazhdon fitoret –
  • Kur flet drejtësia të tjerët heshtin –
  • Zhbllokohet Ajax, holandezët marrin 3 pikët e para me Qarabag –
  • Përmbyset avantazhi në Madrid, Haaland shënon nga penalltia –
  • KPA konfirmon shkarkimin e prokurorit Basha –
  • Mijëra njerëz protestojnë sërish në Bullgari për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Alonso drejt shkarkimit, City përmbys Realin, PSG ndalet në Spanjë, Juventus nuk gabon, Arsenal vazhdon fitoret –
  • Kur flet drejtësia të tjerët heshtin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com