Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Marrëveshja e Konçulit, është koha të rishikohet!

Nga 27.al 0

Nga Refik Hasani*

Që nga koha e arritjes së nënshkrimit të Marrëveshjes së Konçulit, asnjë takim nuk është mbajtur për t’u konsultuar, vlerësuar implementimi i këtyre pikave në praktik. U bënë mbi gati dy dekada, të gjitha anët pozitive dhe negative kemi munduar t’i shohim të kësaj marrëveshje. Për këtë kohë edhe nenet dhe preambulla e çdo kushtetute më të avancuar do të dilte në pah se çka duhet të përmirësohet.

Popullata shqiptare ishte ngritur në kryengritje të armatosur dhe përmes UÇPMB-së mbrojti pragun, nderin dhe dinjitetin e shqiptarëve. Me kërkesën dhe këmbëngulësinë e faktorit politik u vendos që luftimet duhet të ndërpriten se do të garantohen të drejtat individuale dhe kolektive të kësaj krahine.

Me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar, në emër të tyre, marrëveshjen e nënshkroi i dërguari i NATO-s, zoti Peter Feith, i cili ndërmjetësoi vazhdimisht ndërmjet Qeverisë së Beogradit dhe UÇPMB-së. Kjo marrëveshje ishte rezultat që u arritë duke u konsultuar të gjithë liderët e partive politike, drejtues politikë të Ushtrisë sonë dhe Komandanti i Përgjithshëm i UÇPMB-së, zoti Shefket Musliu.

Gati dy dekada pas, kjo marrëveshje ka shumë arsye të rishikohet, pasi Beogradi jo që nuk e ka respektuar marrëveshjen e Konçulit, por i ka shtuar forcat e armatosura, paramilitare, forcat e rregullta, forcat policore, grupet e civilëve të armatosur, paramilitarët, gardën kombëtare, milicinë, policinë kufitare, rezervistët ushtarakë, policinë ushtarake dhe shërbimet e inteligjencës. Edhe pse jemi dëshmitarë të kohës, deri më sot askush nuk ka kërkuar që kjo marrëveshje të plotësohet, duke u përmirësuar me elemente që me kohë nuk janë paraparë

– Prezenca e forcave serbe është shtuar edhe më shumë në këto zona,

– Amnistia e ish-ushtarëve të UÇPMB-së nuk është respektuar,

– Kemi baza të shumta ushtarake si “Sitilia” dhe fusha mbi qytetin e Preshevës i quajtur livadhi i Shehut dhe pjesë të tjera në rajonin e kësaj krahine shqiptare,

– Forcat e të gjitha llojeve të Beogradit, jo që janë tërhequr nëpër kazerma, por edhe më shumë pozicionohen nëpër vendbanime dhe lokalitete shqiptare,

– Policia multietnike nuk është instaluar në bazë të përqindjes së popullatës së kësaj krahine,

– Shqiptarët në hierarkinë komanduese në policinë multietnike nuk janë të përfaqësuar.

Së paku, të tërhiqet vëmendeja që pikat e kësaj nuk janë duke u respektuar çdo nismë për të filluar që kjo marrëveshje të plotësohet me elemente nga terreni. Vendbanimet dhe lokalitetet shqiptare për çdo ditë ballafaqohen me telashe duke u përballur me vështirësi dhe me padrejtësi të madha. Kjo të rikthehet edhe një herë në një marrëveshje ose të shpallet botërisht se Qeveria e Beogradit është shkelësi i kësaj. Është në interes të ruajtjes së sigurisë dhe investimin për sjelljen e paqes i faktori ndërkombëtar, përveç që bëri ndërmjetësimin, nuk është e mjaftueshëm, pasi edhe duhet të monitorojë respektimin në tërësi të pikave të kësaj marrëveshje.

Popullata shqiptare nga kjo krahinë tanimë ka krijuar një identitet dhe përvojë, ka ditur të organizojë referendumin më 1 e 2 mars 1992 për një autonomi territoriale dhe me të drejtë bashkëngjitjeje me shtetin amë. Mbi të gjitha ka ditur ta bartë barrën për organizimin dhe formimin e ushtrisë për çlirimin e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës. Por, edhe do të marrë përgjegjësit e kësaj ane kanë ditur dhe kanë kërkuar për ndërprerjen e luftimeve dhe uljen në tryezën e bisedimeve dhe kjo të bëhet me një marrëveshje që do ta implementohej dhe që do ta garantonte faktori politik dhe ushtarak ndërkombëtar. Kur kemi ditur të gjithë këto është momenti, pasi pikat e marrëveshjes nuk janë askund duke u respektuar, atëherë duhet të kërkojmë unanimisht të dalim me një qëndrim për këtë marrëveshje.

Më së paku, përmendët dhe asnjë takim a konsultim nuk është mbajtur për mbi dhjetë. Shumë pak zihet në gojë kjo marrëveshje, prandaj të gjithë aktorët duhet të kërkojnë të rishikohet, pasi nuk është implementuar si duhet. Pala serbe ishte pyetur, konsultuar edhe për detaje, por nuk kishte pranuar të nënshkruante, prandaj pikërisht kjo palë askund nuk iu ka përmbajtur pikave të këtij dokumenti çështja e pazgjidhur e Krahinës Shqiptare.

1 Maj 2017

Autori, përveç këtij vështrimi ka edhe një punim të paraqitur në konferencë shkencore mbi rolin dhe rëndësin e Marrëveshjes së Konçulit.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej