Kreut të së ashtuquajturës Zyra e Qeverisë Serbe për Kosovën, Marko Gjuriç, i është ndaluar hyrja në Kosovë ditën e sotme.
Pak pas orës 15:00, Gjuriçit iu urdhërua të kthehej nga pika kufitare e Jarinjës.
Në një deklaratë, vetë Gjuriç është shprehur se se vizita e tij ishte paralajmëruar ashtu siç edhe parashtrohet me marrëveshjen e Brukselit.
“Ky është një vendim skandaloz nga ana e Prishtinës, në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet dhe parimet elementare të lirisë së lëvizjes”, Gjuriç.