“Marihuana s’është histori kriminelësh”/ Zbardhet intervista e Tahirit para dënimit në ‘I narcos albanesi’ – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Marihuana s’është histori kriminelësh”/ Zbardhet intervista e Tahirit para dënimit në ‘I narcos albanesi’

08:03 | 24/09/2022
në Kryesore
0

Ish-ministri i brendshëm i vendit Saimir Tahiri, ka dhënë një intervistë ekskluzive pak para se të dënohej me burg për gazetarin Nello Trocchia i cili ka bërë një dokumentar në lidhje me trafikantët shqiptar dhe lidhjet e tyre me politikën.

Në trailerin e dokumentarit ‘I narcos albanesi‘, i cili do të transmetohet ditën e sotme Tahiri shprehet se nuk ka lidhje me trafikun e drogës pasi në të kundër nuk do të shkonte në Itali në kohën kur ishte ministër dhe të kërkonte nga Guardia di Finanza të dyfishonte monitorimet.

“Po sikur të isha i korruptuar unë nuk do të vija në Itali për të kërkuar nga Guardia di Finanza të dyfishojë mbikalimet për të monitoruar territorin. I kërkova të gjitha vendeve europiane të na ndihmojnë të luftojmë trafikun e drogës”, tha Tahiri pak ditë para arrestimit.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

“Më vunë bombat dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri, marihuana nuk është histori kriminelësh, por varfërie”, thotë Tahiri në dokumentarin e firmosur nga Carmen Vogani, Lorenzo Giroffi (regjisor) dhe Marco Carta.

Ish-ministri i qeverisë së kryeministrit socialist të Edi Ramës, në detyrë deri në mars 2017, ishte përfshirë në hetimet e kryera në Itali, të cilat çuan në tetor të po atij viti, në çmontimin e një organizate kriminale të përbërë nga italianë dhe shqiptarë të angazhuar në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe armëve.

Tahiri dyshohet se kishte lidhje me dy anëtarë të organizatës, vëllezërit Moisi dhe Florian Habilaj, i pari i arrestuar në Itali. Habilajt janë të afërm të ish-ministrit, emri i të cilit ka dalë disa herë në përgjimet e kryera nga hetuesit italianë. Në maj 2018, Tahiri dha dorëheqjen nga deputeti, duke përfunduar menjëherë në arrest shtëpie, për t’u hetuar në liri. Avokati i tij Maksim Haxhia e quajti skandaloz dënimin duke njoftuar ankimim.

Mafia shqiptare

Ish-ministri, tashmë në burg, tregon për pagat që trafikantët e drogës u garantojnë fermerëve, 5 mijë euro në vit vetëm për të rritur marijuanën në fushat e shndërruara në plantacione, para që në Shqipëri përfaqësojnë një shumë të madhe. Kështu trafikantët arritën të rrisin prodhimin dhe të bëhen në këtë sektor ndër eksportuesit e parë në arenën kriminale ndërkombëtare.

Mafia shqiptare e nisi ngritjen e saj të pandalshme në vitet nëntëdhjetë me sulme ndaj sendeve me vlerë, vjedhje në apartamente, grabitje në vilë derisa u bë trafikant i qenieve njerëzore dhe menaxhoi biznesin e madh të prostitucionit.

Njëra prej viktimave flet në dokumentar dhe tregon dhunën, abuzimin, vrasjen e familjarëve për shkak të guximit të denoncimit. Origjina e malas shqiptare është si mbështetje për organizatat kriminale italiane që kanë përdorur fuqinë punëtore shqiptare për të drejtuar furgona, për kontrabandë deri në marrëveshjet e trafikut të drogës.

Që nga vitet nëntëdhjetë, mafia e Foggia-s ka biseduar me atë shqiptare dhe përdor tarifat e përballueshme që ofrohen për transportin e drogës, por edhe për të vrarë rivalët.

“Nëse bën një punë normale duke punuar shumë mund të fitosh deri në 300 euro në muaj, por duke qenë kriminel mund të fitosh të njëjtën shumë në një minutë. Ja pse shumë të rinj tërhiqen nga kjo jetë, jeta e kësaj bote, gjithmonë paraja dhe pushteti”, thotë një ish-trafikant droge.

Trafikantët shqiptarë të drogës janë të armatosur deri në dhëmbë dhe të pamëshirshëm me këdo që përpiqet t’i ndalojë, prej vitesh janë konsideruar si kriminelë të dorës së dytë, por përmes lidhjes së përkatësisë dhe besnikërisë kanë arritur të rekrutojnë një ushtri besnikësh. Besnik që merren me menaxhimin, ruajtjen dhe kontrollin e porteve në të gjithë Evropën ku kalon ari i shekullit: kokaina.

Mafia shqiptare ka çifligun në Shqipëri, qendrën e pushtetit, por tashmë ka sjellë luftën për drogën në Ekuador. Trafikantët shqiptarë të drogës bëjnë biznes në Evropë, pothuajse kanë monopolin e trafikut të marijuanës, janë ngjitur në piramidën kriminale me prita dhe duke mbjellë terror.

Çfarë ndodh në Ekuador?

Në hetim, falë kontributit të gazetarëve vendas, është rindërtuar beteja e bandave që po zhvillohet në anën tjetër të botës ku presidenti Guillermo Lasso ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për të ndaluar kaosin dhe frikën që mbretëron në atë territor.

“Shteti ynë, rrugët e vendit tonë kanë vetëm një armik: trafikun e drogës, më shumë se 70 për qind e vdekjeve të dhunshme në vendin tonë janë të lidhura me biznesin e madh të trafikut të drogës”, thotë Lasso.

Amerika e Jugut ka qenë gjithmonë një parajsë e kontrabandistëve, shqiptarët janë hedhur në sherr për më shumë se një dekadë, por një krizë si kjo nuk është parë kurrë më parë. Në Ekuador, ka pasur rreth 1900 vrasje në vitin 2021, 328 në tre muajt e parë të 2022.

“Gjithçka po ndodh këtu, më parë ka pasur rreziqe si vjedhje, grabitje, por jo deri këtu. Ka prita, vrasje, ka njerëz që nuk bredhin më rrugëve me fëmijë se kanë frikë nga plumbat endacakë”, thotë një qytetar.

‘I narcos albanesi’ është i pari nga katër dokumentarët e ‘Lidhja e Mafias’, seriali i prodhuar nga Videa Next Station, të cilin Nove do ta transmetojë çdo të shtunë në mbrëmje, një projekt i lindur nga një ide e Trocchia-s dhe Voganit. Përgjimet ekskluzive mes bosëve shqiptarë dhe të Barit, krahas marrjes në pyetje origjinale të të penduarit të parë, do të transmetohen edhe dëshmitë e papublikuara të operatorëve të portit, familjeve të viktimave dhe trafikantëve të drogës.

Ish-ministri u dënua me 3 vite e 4 muaj burg nga GJKKO për shpërdorim detyre. Ai kishte kërkuar pezullim të dënimit me arsyetimin se është i rrezikuar nga subjektet e krimit që ndodheshin në të njëjtin burg me të, por gjykata e hodhi poshtë kërkesën e tij. Tahiri qëndron i izoluar prej datës 4 shkurt, ditë në të cilën u dha vendimi me 3 vite e 4 muaj burg nga gjykata e Apelit të Posaçëm. 3 ditë pas vendimit, Tahiri la ambientet e paraburgimit 313 për t’u transferuar në Fier, nga ku ka ikur sot, në drejtim të Lushnjes.

Etiketa: Saimir Tahiri

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Gjykata Speciale thërret ish-komandantin Sadik Halitjaha

Gjykata Speciale thërret ish-komandantin Sadik Halitjaha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com