Marifetçinjtë që etalon kanë vetëm paranë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Marifetçinjtë që etalon kanë vetëm paranë –

17:22 | 10/04/2023
në Uncategorized
0

Në vazhdë të asaj që ju kemi premtuar e që ne jemi mësuar tu shkojmë gjërave deri në fund, këtë radhë po nxjerrim fakte që si marifetçinjtë arrijnë të blejnë institucionet tona dhe nuk pyesin për ligje. Kalvari i gjyqeve me këto pseudo-kompani zgjati shumë, kjo e vërtetuar me data e vendime dhe marifetçinjtë sa humbnin shkallën e dytë, Apelin, përgatisnin marifetin tjetër.

Konkretisht nga versioni me nr. 970878 që ishte identik me logon dhe me produktin e kompanisë shqiptare, kaluan në versionin me nr. 1082916 që dhe sot punojnë me të (shiko foton më lart). Por nga ky version nuk ndryshuan asnjëherë më, vetëm ndryshojnë gjoja emrin. Ndërsa kaligrafia, dizajni dhe logoja janë të njëjta si me B-52sh, pastaj me 852 pastaj 8S2, që e servirin dhe sot, por që nuk kanë një pronësi. E kjo ndodh në kundërshtim me atë që thotë Drejtoria e Markave dhe e Patentave, e cila shprehet që nuk mund të punohet një Markë nëse ka konflikt interesi me një Marke tjetër. Madje, këtë përgjigje ua ka kthyer tërë Institucioneve si Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (DPD), Autoriteti i Mbikëqyrjes së Mediave (AMA), Drejtoria e Mbikëqyrjes së Tregut, Inspektorati i Mbrojtjes së Konsumatorit, AKU dhe tërë ministrive përkatëse, por asnjë nuk reagon!

Imagjino një popull i pambrojtur vetëm e vetëm për përfitime, që nuk pyetet nëse i shkelet e drejta, apo rrezikohet shëndeti, por mjafton që marifetçinjtë u kanë gjetur anën, duke u mbushur xhepat institucioneve dhe çdo gjë bëhet. E padrejta bëhet e drejtë, e zeza e bardhë dhe vendi kthehet në anarki, ku vetëm ligjshmëria nuk funksionon!

A e dini sa para ka paguar kompania e famshme Holandeze për mbrojtjen në Gjykatë, për jo më shumë se  katër shkallë? Plot 100 000 euro! Kjo një çudi holandeze e atyre marifetçinjve që një zot e di se për çfarë ia kaluan, pasi një studio juridike në Shqipëri, nga ato më dinjitozet, për kaq shkallë gjykate, nuk merr më shumë se 15 mijë euro. Po si mundet që holandezët vetëm në një kalim paguan aq para! Sa të thella paskan qenë me këto marifetçinj që çfarë nuk kanë bërë e bëjnë, që ne të na hedhin hi syve.

Imagjinoni që sa mirë do ishte që tërë ato para të ia ofronin këtij populli si donacione dhe do bënin mirë me njerëzit në nevojë, por dhe do ishin më të qetë para Zotit e vetvetes. Dhe ne nuk do shkruanim e flisnim për të këqijat e këtyre mashtruesve, por për anët e mira e humane. Imagjino të kishin bërë një nga ato lagjet e dëmtuara nga tërmeti e jo të korruptojnë institucionet e vendit tonë.

Me mbylljen e shkallëve të gjykimit, në fund të vitit 2017, pamë kalvaret me institucionet për të bërë ekzekutimin e vendimit të gjykatës së shkallës së lartë, kryesisht te DPPI, ku u desh pajtimi i një kompanie përmbarimore për të detyruar këtë institucion të ekzekutojë vendimin! Kaq e vështirë qenka të ekzekutojnë institucionet tona vendimet e formës së prerë? Kaq mospërfillëse këto institucione për të zbatuar ligjin apo kapja i bën të këtillë? Se s’besojmë se ndonjë nga ne, nuk di raste pafund që për një kundërvajtje çfarëdo, njerëzit e thjeshtë përfundojnë në burg, ndërsa një titullar institucioni nuk zbaton ligjin? Për këtë shkelje pasurohet, por dhe nuk dënohet, sepse këta janë të paprekshmit? Ndërsa qytetarët janë të detyruar të mos bëjnë as shkeljen më të vogël se menjëherë u tregohet burgu. Kaq paturp bëhen këto institucione? Po a mund të arrijmë ne t’i mposhtim këta marifetçinj që kanë bërë si veten dhe institucionet tona? Patjetër që po! Patjetër që duke i abandonuar produktet e tyre, duke mbështetur njerëzit e kompanitë e ndershme që së paku kanë investuar në këtë vend, e duke u bërë bashkë, ngremë nderin dhe emrin tonë kudo në Botë.

Duke konsumuar Made in Albania, ne do lëmë lekun në këtë vend, do rrisim të ardhurat tona dhe çdo turisti do i jepnim leksione që e duam dhe e respektojmë vendin tonë. Po me marifetçinjtë ç’do bëhej? Besoni se asgjë, por në vendin tonë do ishin më të rregullt, do respektonin ligjet, nuk do na vrisnin me produkte që s’ua dimë as gjenezën e ku mbushen, por do ishin shumë striktë me ne, duke mos na nënvlerësuar kaq sa të arrijnë të luajnë me inteligjencën tonë. Dje B-52 (emër avioni), sot 8s2, po nga e shpikën këtë avion kaq shpejt kur s’kanë ndryshuar asgjë prej gjëje? Si u lejohet kjo shkelje flagrante e të drejtave të njeriut? Po kjo është tallje me ne! Ta provojnë me popujt e tjerë njëherë. A do i lejonin të shisnin në Gjermani birrën e tyre të famshme me emër Bavarez? Le ta bëjnë 8avaria e ta shohin si do reagonin institucionet Gjermane se mbase dhe atyre ua gjejnë anën. Para kanë plot! Mbase dhe ato i korruptojnë lehtë si këtu tek ne me këto lloj çudirash që na servirin si u do qejfi e kur u do qejfi, duke dalë me zë e figurë, duke thënë shkelim ligjin e s’pyesim për ju.

Po së paku e dini çfarë kanë shprehur në shkallët e gjykatave, duke thënë se 8s2 nuk ka lidhje me B52. Si e mohojnë në gjykatë. Apo atje është ndryshe dhe gjyqtarët kërkojnë fakte ligjore e mbrojtje ligjore, prandaj duhet shprehur që kjo 8s2 s’ka asnjë lidhje me B-52. Ndërsa popullit i thuhet ndryshe, i thuhet se është e njëjta. Po kush i ha këto mashtrime ? Në vazhdim të këtyre zbulimeve që po nxjerrim do tentojmë të gjejmë rrugë komunikimi me Kompaninë Shqiptare që mban pronësinë e Markës B-52 dhe që na duket shumë e paqtë me tërë këto zullume nuk i dëgjohet fare zëri. Së paku nëse na servir të dhëna rreth kësaj historie të çuditshme që ne na goditi kur pamë në Big Brother emër tjetër të energjikes që konsumonim për B-52. Imagjinoni kur edhe vetë VIP-at e Big Brother u habitën dhe u instruktuan që t’i thoshin 8s2 dhe jo B-52, po pjesa tjetër e popullit që beson se vazhdon e konsumon për B-52? Duhet sensibilizim  dhe do e bëjmë që të gjithë ne të mos fyhemi nga të paudhët!

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Tirana produkt i abuzimit, Veliaj i dëmshëm sa Rama –

Tirana produkt i abuzimit, Veliaj i dëmshëm sa Rama -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Sanksione të reja së shpejti ndaj Iranit për dhunën ndaj protestuesve –

15:32 | 13/01/2026
Adoptim apo trafik? Si po kthehet Shqipëria në burim të “industrisë” së fshehtë të qenve endacakë –

15:28 | 13/01/2026
U arratis nga spitali i burgut/ Kush është Altin Ndoci? I arrestuar për 4 vrasje –

Goditi efektivin e policisë dhe u arratis, ngrihen postblloqe për kapjen e Altin Ndocit –

15:16 | 13/01/2026
“Deshi të vr*së vëllanë tim”/ Ja çfarë rrëfente Nuredin Dumani për Altin Ndocin –

15:00 | 13/01/2026
Makina shpërthen në flakë në mes të qytetit të Fierit, shoferi shpëton në çastin e fundit –

14:46 | 13/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Sanksione të reja së shpejti ndaj Iranit për dhunën ndaj protestuesve –
  • Adoptim apo trafik? Si po kthehet Shqipëria në burim të “industrisë” së fshehtë të qenve endacakë –
  • Goditi efektivin e policisë dhe u arratis, ngrihen postblloqe për kapjen e Altin Ndocit –
  • “Deshi të vr*së vëllanë tim”/ Ja çfarë rrëfente Nuredin Dumani për Altin Ndocin –
  • Makina shpërthen në flakë në mes të qytetit të Fierit, shoferi shpëton në çastin e fundit –
  • “Gënjeu policin dhe u zhduk drejt varrezave” – detaje nga arratisja në Durrës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Sanksione të reja së shpejti ndaj Iranit për dhunën ndaj protestuesve –
  • Adoptim apo trafik? Si po kthehet Shqipëria në burim të “industrisë” së fshehtë të qenve endacakë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com